Bota

“Na jepni sërish të drejtën për të festuar”/ Me fustan të bardhë, maska dhe patrulla në duar, gratë në Itali protestojnë për rikthimin e dasmave

"Na jepni sërish të drejtën për të festuar", ishte slogani i tyre, ndërkohë që marshonin pranë shatërvanit të Trevi. Mediat italiane kanë bërë me dije se ky organizim është ndërmarr nga Shoqata italiane e dhuratave, festave dhe dasmave.
Featured image of article: “Na jepni sërish të drejtën për të festuar”/ Me fustan të bardhë, maska dhe patrulla në duar, gratë në Itali protestojnë për rikthimin e dasmave Pamje e nuseve

ITALI– Koronavirusi bëri që shumë evente të anuloheshin për shkak të pandemisë së Covid-19 e një ndër këo ishin dhe dasmat që pothuajse janë anuluar, është bërë ndryshimi i datave e disa të tjera nuk kanë bërë asnjë organizim.

Kështu disa gra në Itali të veshuar me fustane të bardhë, me maska dhe parrulla në duar, kanë marshuar dhe kanë protestuar në qendër të Romës, për shkak se koronavirusi bëri që shumë lokale të mbyllen dhe dasmat të anuloheshin.

Pamje nga protesta

“Na jepni sërish të drejtën për të festuar”, ishte slogani i tyre, ndërkohë që marshonin pranë shatërvanit të Trevi. Mediat italiane kanë bërë me dije se ky organizim është ndërmarr nga Shoqata italiane e dhuratave, festave dhe dasmave.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në të njejtën kohë, në Piazza di Montecitorio, njëqind operatorë dasmash së bashku me shumë klientë, protestuan për njohjen e të drejtave të tyre dhe përmbushjen e kushteve në lidhje me sektorin.

Burimi;sciscianonotizie.it

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment