Showbiz

“Na jena njo”, Ardian Bujupi shkon në Bubq, lë pas koncertet dhe bëhet bashkë me shqiptarët për t’i ndihmuar në këto ditë të vështira(FOTO)

Ka  qenë edhe Ardian Bujupi një prej këngëtarëve që ka vizituar Bubqin, dhe këtë moment e ka ndarë edhe me fansat e tij.
Featured image of article: “Na jena njo”, Ardian Bujupi shkon në Bubq, lë pas koncertet dhe bëhet bashkë me shqiptarët për t’i ndihmuar në këto ditë të vështira(FOTO) Ardian Bujupi

TIRANË- Ngjarja tragjike e 26 nëntorit solidarizoi dhe preku çdo shqiptar anekënd botës, duke kontribuar sado pak për këto të  prekur nga tërmeti.

Kemi parë nëpër rrjetet sociale që emra të njohur  të muzikës  shqiptare dhe  artistë  të estradës shqiptare u bënë njësh me  dhimbjen dhe problemin e banorëve që u prekën nga tërmeti të martën e 26 nëntorit.

Së fundmi përveç atyre këngëtarëve që kanë treguar shifrat e larta që i kanë dhënë për bamirëësi, shumë të tjerë  përmes rrjeteve sociale kanë  treguar se  kanë  prekur nga afër këto vende që janë prekur nga tërmeti.

 

Ka  qenë edhe Ardian Bujupi një prej këngëtarëve që ka vizituar Bubqin, dhe këtë moment e ka ndarë edhe me fansat e tij.

Krahas fotove që  ka publikuar Bujupi shkruan: Padyshim që ia vlejti të vi ne Shqiperi për të parë se çfarë kishte bërë tërmeti edhe me ndihmën e miqve dhe familjes time për të mbështetur të paktën disa familje. Na jena njo.

Edhe pse një javë me vonesë këngëtari nuk ka harruar të rikthehet në Shqipëri, duke lënë pas koncertet dhe gjithë angazhimet e tij.

A.C/Dosja.al

Shto Koment