Sport

“Na iku zari, me të futur”, tifozët torturohen në radhë për biletat e Shqipëri-Francë: Na detyrojnë për Andorën

FSHF ka menduar se kushdo që dëshiron të shohë Shqipëri-Francë duhet të blejë edhe biletën e Shqipëri-Andora, e cila luhet në Elbasan Arena dhe sipas federatës ka shumë pak interes.
Featured image of article: “Na iku zari, me të futur”, tifozët torturohen në radhë për biletat e Shqipëri-Francë: Na detyrojnë për Andorën Tiozet ne radhe

TIRANË– Prej të premtes pasdite kanë filluar të shiten biletat e ndeshjes inauguruese të stadiumit Arena Kombëtare mes Shqipërisë dhe Francës. Por sot për të blerë një të tillë tifozët sportdashësit duhet të presin të paktën dy orë. Ky është shqetësimi i parë, ndërsa i dyti është akoma  edhe më alarmant.

FSHF ka menduar se kushdo që dëshiron të shohë Shqipëri-Francë duhet të blejë edhe biletën e Shqipëri-Andora, e cila luhet në Elbasan Arena dhe sipas federatës ka shumë pak interes.

Tifozi 1: “Më ka ikur zari, nuk mund të them asgjë. Më skandal se kaq nuk ka ku shkon më.”

Tifozi 2: “Nuk e kuptoj që sot edhe për ndeshje futbolli duhet të mbash rradhë. Shqiptarët qenkan mësuar vetëm të rrinë në radhë. Çështja tjetër që është më shhqetësuesja dhe më absurdja është se të shohësh Shqipëri-Francë je i detyruar të shohësh edhe Shqipëri-Andorë. Si mund t’I shohësh të dy ndeshjet kur s’ka lek. Është e vërtetë ajo që tha zyrtari i FSHF-së që futbolli nuk qenka për hallexhinjtë.”

Tifozi 3: “Unë kam dy orë këtu në radhë. Nuk është pak. Për t’i marë biletat nuk duhet mjet identifikimi. Është me detyrim për të blerë edhe biletën e ndeshjes me Andorën, është pak me të future.”

Çmimet për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Francë variojnë nga 1.500 lekë, 2.000 lekë, 3.000 lekë, 4.000 lekë dhe 5.000 lekë. Ndërkohë kampania ndërtuese e Arenës Kombëtare është në garë me kohën për ta bërë gati më 17 nëntor, kur luhet edhe ndeshja me Francën. Së fundmi u shty me një javë ndeshja testuese mes Apolonisë dhe Vllaznisë për femra e programuar të dielën më 3 nëntor.

Marrë nga Shqiptarja.com

(f.m/dosja.al)

Shto Koment