Politike

“Na i nxirr içik shalën”/ Ermonela Felaj ‘mërzitet’, sqaron se çfarë tha në mbledhjen e Komisionit: Kërkova qenin! Është fjalë që mund t’i thuhet një kolegu pune

Sot, deputetja socialiste ka sqaruar prapaskenën me videon, duke u shprehur se nuk i kishte thënë koleges; “na i nxirr içik shalën”.
Featured image of article: “Na i nxirr içik shalën”/ Ermonela Felaj ‘mërzitet’, sqaron se çfarë tha në mbledhjen e Komisionit: Kërkova qenin! Është fjalë që mund t’i thuhet një kolegu pune Ermonela Felaj

TIRANË- Ditën e djeshme deputetët zhvilluan një mbledhje online për shkak të pandemisë, ku u miratuan dhjetëra marrëveshje, akte e projektligje. Por lajm bëri batuta e deputetes Ermonela Felaj për ekspozimin në kamera të pjesës së këmbëve. 

Sot, deputetja socialiste ka sqaruar prapaskenën me videon, duke u shprehur se nuk i kishte thënë koleges; “na i nxirr içik shalën”.

Felaj sqaroi për “Newsbomb”, se kishte kërkuar që të shihte qenin e një koleges së saj duke shtuar se fjala e saj ishte deformuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Fjala që i thuhet dikujt, një kolegu pune, para fillimit të mbledhjes, për të larguar qenin nga dhoma, që nuk e kupton njësoj si ju sigurisht, fillimin e një mbledhje, e transformuar me dashje , sa vë në pah shurdhtësinë tuaj,” është shprehur Felaj. 

Deklarata e deputetes Felaj u bë gjatë mbledhjes së djeshme online të Komisionit të Sigurisë, ku spikatën edhe “perla” të tjera. 

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment