Politike

“Jo ka Covid, jo s’ka covid, na hëngsh atë që s’thuhet”/ Halit Valteri tërbohet me Ralf Gjonin, deputeti s’pranon pandeminë: Mos blini vaksina, po çoni lekët tek Bill Gates   (REPLIKAT)

VIDEO
Kjo deklaratë e Gjonit, ka acaruar Halit Valterin, i cili tha se ata që dalin kundër mjekëve dhe COVID-19, “ti hanë atë që s’thuhet”. 
Featured image of article: “Jo ka Covid, jo s’ka covid, na hëngsh atë që s’thuhet”/ Halit Valteri tërbohet me Ralf Gjonin, deputeti s’pranon pandeminë: Mos blini vaksina, po çoni lekët tek Bill Gates   (REPLIKAT) Ralf Gjoni dhe Halit Valteri

TIRANE- Debati në Kuvend ka kaluar në replika banale mes deputetëve të opozitës parlamentare. Shkak u bë deklarata e deputetit Ralf Gjoni i cili tha se qeveria nuk duhet të blejë që tani vaksinën kundër COVID-19, në kohën që ende vaksina nuk ka dalë. Kjo deklaratë e Gjonit, ka acaruar Halit Valterin, i cili tha se ata që dalin kundër mjekëve dhe COVID-19, “ti hanë atë që s’thuhet”. 

REPLIKAT NË KUVEND:

RALF GJONI: Ju keni sjell në Kuvend ratifikimin e një marrëveshje mes Shqipërisë dhe një alence e quajtur Gavi. Hera e parë që e dëgjoj. Aleanca është e Bill Gates, e një prej njerëzve më të pasur në botë. Përmes iniciativës kovac, po mundohet të grumbullojë 2 miliardë dollarë për të blerë doza vaksine kundër covid që ti shpërndajë në vende të varfra, të një vaksine që nuk ka garanci nëse ka efikasitet që mund të mundë virusin

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pse na i sillni në parlament zonja ministre. Pse nuk jepni lekët, shkoni jepjani aleancës Gavi…mbani opsionet e hapura. Organizata e shëndetësisë, drejtohet nga një humbacak, nga njerëzit më të dyshimtë në sinjalizmin e vendeve anëtarë të OBSH për vendet me COVID.

OBSH është bërë problem, pasi është kërkuar një ri. Organizatë dështake, mban përgjegjësi për përhapjen e panedmisë, ku ishte ajo në janar? Si ka mundësi që Franca, një zyrtar i saj, para 1 muaji u shpreh se nuk do blinin vaksina. Cfarë po përgatisim që të fusim në gjakun e shqiptarëve? Vaksina më efikase duhet të ruhet në kushte frigoriferike, në -70 gradë, Shqipëria nuk i ka këto kushte.

HALIT VALTERI: Po dëgjojmë nga kjo foltore shumë njerëz që po tallen me këtë flamë, ku ne kemi humbur familjar, të afërm, shokë dhe miq. Sot e kësaj dite në Sanatorium vuaajnë pacientët. Zonja ministre faleminderit për gjithçka që bëni, dhe faleminderit për gjithë mjekët, faleminderit që rrezikoni jetët tona që të shpëtoni jetën tonë. Nuk ka vend ky parlament për të disinformuar opinionin public. Askush nuk ka fytyrë të vijë këtu dhe të thotë që s’ka CoviD. Mjekët, spitalet dhe Ministria kanë nevojë për mbështetjen tonë, ndaj mos hani kot atë që s’thuhet.

(F.g./dosja.al)

Shto Koment