Sport

“Na doli gjarpëri në fushë”, portieri shqiptar tregon peripecitë në futbollin inferior: Punëtori i fushës nuk të lejonte të godisje penalltinë

19 vjeçari nuk e njihte realitetin në këtë kategori,ndërsa tani tregon disa aventura që për të shkaktojnë të qeshura
Featured image of article: “Na doli gjarpëri në fushë”, portieri shqiptar tregon peripecitë në futbollin inferior: Punëtori i fushës nuk të lejonte të godisje penalltinë Andrea Shumeli

SHQIPËRI-Futbolli inferior në Shqipëri vazhdon të vuajë seriozitetin sa i përket garës. Pothuajse çdo javë Kategoria e Dytë ka prodhuar dhunë por edhe humor. Portieri i Tomorit të Beratit Andrea Shumeli, i ardhur sezonin e fundit nga skuadra e Apolonisë tregon peripecitë në Kategorinë e Dytë. 19 vjeçari nuk e njihte realitetin në këtë kategori,ndërsa tani tregon disa aventura që për të shkaktojnë të qeshura.

Kisha dëgjuar për ngjarje të rëndomta që ndodhin në inferiore, por jam befasuar nga ato që më panë sytë. Vërtet FSHF ka vendosur disiplinë me dënime ekstreme, por jo në të gjitha rastet gjithçka relatohet nga zyrtarët e ndeshjes. Më ka ngelur në mendje ndeshja në Delvinë ndaj Butrintit, ku në mes të fushës doli një gjarpër. Po në Delvinë, në fund të kampionatit, dhuna e tifozërisë ka qenë e papranueshme.

Unë mora një goditje nga një kundërshtar në fushë, pa folur për shiun e gurëve. Në atë ndeshje, kapitenin tonë, Karamanin, nuk e linte punëtori i fushës të gjuante penalltinë. Ishte një situatë komike dhe dramatike. Në Këlcyrë fazën e parë nuk flitej për futboll pas avantazhit aksidental të vendësve. Nuk kishte mundësi të shënoje nga vonesat dhe gjithçka tjetër që bënin ata”..

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

 

 

Shto Koment