Bota

“Na digjnin me cigare dhe na hidhnin ujë të nxehtë në trupin tonë”, I burgosuri sirian tregon vuajtjet nga regjimi i Bashar al-Asad

Ata na varën nga kyçet e duarve në tavan, na derdhën ujë të nxehtë mbi trup dhe na dogjën me cigare.
Featured image of article: “Na digjnin me cigare dhe na hidhnin ujë të nxehtë në trupin tonë”, I burgosuri sirian tregon vuajtjet nga regjimi i Bashar al-Asad Muhlis al-Drubi

SIRI–  I torturuar nga regjimi sirian Bashar al-Asad në burg për shtatë vjet, Muhlis al-Drubi nuk mund të harrojë tmerret që ka përjetuar gjatë asaj kohe, teksa tregon se i kanë derdhur ujë të valuar mbi trup. Al-Drubi  42-vjeçar është akuzuar për pjesëmarrje në protestat kundër regjimit, dhe është arrestuar në vitin 2012.

“Forcat e Asadit më arrestuan mua, katër motrat e mia dhe disa burra të tjerë në fshat. Ata na çuan në bazën ushtarake në fshatin Dayr al-Shimal në Hama perëndimore, ku ata na rrahën me tuba plastike.”- është shprehur ai. Gjatë kohës që ishte në burg al-Drubi ka përjetuar shumë forma abuzimi.

“Ata na varën nga kyçet e duarve në tavan, na derdhën ujë të nxehtë mbi trup dhe na dogjën me cigare.”- tregoi ai.

Nga këtu, ai u transferua në aeroportin ushtarak Hama, ku u dhunua sërish pas mbërritjes, e zhveshën lakuriq, e morën në pyetje dhe e torturuan.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Torturuesit nuk mund të jenë qenie njerëzore. Torturuesi më pyeti se nga isha. Kur thashë se jam nga Hama, ai mallkoi nënën time. Pastaj, ai më tha të gjunjëzohesha. Kur nuk e bëra këtë, ai më goditi me rrip. Emri i personit që më torturoi ishte Somar al Ëahid. Unë nuk e di se nga është, as kush është. Ai ishte një njeri i famshëm në mesin tonë pasi duruam shumë tortura nga dora e tij.”- ka treguar ai.

Të paktën 500,000 njerëz, përfshirë edhe gra, aktualisht janë duke vuajturnë burgjet e regjimit Asad dhe qendrat e paraburgimit, raportohet në mediat e huaja. Që nga marsi i 2011, kur filloi revolucioni në Siri, 14.235 njerëz u vranë nga torturat e forcave të regjimit Asad, sipas një raporti nga Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut (SNHR), e mes tyre janë të paktën 173 fëmijë dhe 46 gra.

Burimi: zamanalwsl

A.C/Dosja.al

Shto Koment