Politike

Mziu këshillon Bashën pas takimeve me bërryl: Duhet një zgjidhje, le të dalim në protesta si në Poloni

FOTO
Përmes një komenti të lënë në statusin e kryedemokratit Lulzim Basha, i cili ka zhvilluar takime me qytetarët, Mziu shprehet se situata ekonomike në Shqipëri është përkeqësuar për shkak të qeverisë.
Featured image of article: Mziu këshillon Bashën pas takimeve me bërryl: Duhet një zgjidhje, le të dalim në protesta si në Poloni Xhelal Mziu dhe Lulzim Basha

TIRANË– Ish-kryetari i bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu ka kërkuar që në Shqipëri të nisin protesta popullore sinë Poloni.

Përmes një komenti të lënë në statusin e kryedemokratit Lulzim Basha, i cili ka zhvilluar takime me qytetarët, Mziu shprehet se situata ekonomike në Shqipëri është përkeqësuar për shkak të qeverisë.

Situata ekonomike në Shqipëri është si në vitin e nepçes në 1913. Jo për shkak të pandemisë, por për shkak të qeverisë. Papunësia, varfëria, korrupsioni kanë kaluar çdo limit! Protesta popullore si në Poloni është e vetmja zgjidhje për vendin,”– shkruan Mziu në koment.

Ditët e fundit Basha ka zbritur në terren duke zhvilluar takime të shumta me qytetarë, prodhues dhe punonjës të biznesit të vogël. Teksa i takonte me bërryl për shkak të pandemisë së koronavirusit, Basha pasqyroi situatën e rëndë ekonomike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Polakët mbahen mend për protestat e 1956, pasi ishin të parët që u ngritën masivisht kundër qeverisë komuniste të Republikës Popullore polake . Demonstresit u përballën me dhunë të madhe dhe rreth 400 tanke e 10,000 ushtarë të Ushtrisë Popullore Polake dhe Trupave të Sigurisë së Brendshme nën komandën e gjeneralit polako-sovjetik Stanislav Poplavsky u urdhëruan të shtypnin demonstratën dhe gjatë pacifikimit u qëlluan drejt civilëve protestues. Në këtë periudhë raportohet se vdiqën qindra njerëz.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment