Aktualitet

“Mysliman e të krishterë jemi shumë keq, teatrin e përdhunuan”/ Fjalimi i Mehdi Malkajt ekzalton qytetarët korçarë: Të rinj e pleq të ngrihemi kundër qeverisë

VIDEO
Mehdi Malkaj u shpreh se Rama është një diktator, i cili shembi natën godinën e Teatrit Kombëtar.
Featured image of article: “Mysliman e të krishterë jemi shumë keq, teatrin e përdhunuan”/ Fjalimi i Mehdi Malkajt ekzalton qytetarët korçarë: Të rinj e pleq të ngrihemi kundër qeverisë Mehdi Malkaj

Korçë- Ditën e djeshme, aktori i njohur Mehdi Malkaj mori pjesë në tubimin e organizuar në Korçë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Fjalimi i tij u duartrotik nga shumë qytetarë, pasi aktori u shpreh se godina e teatrit u “përdhunua” natën, ku ishin të pranishëm 5 mijë policë. Ai i bëri thirrje popullit që të ngrihet kundër qeverisë Rama, pasi shqiptarëve po iu mohohet edhe liria.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fjala e Mehdi Malkajt

‘Rama të thyejë qafën mo jo të ikë. Me keni bërë krenar në këtë moment jo vetëm mua por edhe vëllain tim që është aty. Zonja dhe zotërinj, jemi në një moment shumë të vështirë dhe na duhet shumë heroizëm, sakrificë dhe shumë dhimbje. Mysliman e të krishterë jemi shumë keq. Të ngrihemi të tërë të rinj e pleq. Myslimanët kanë tempujt e tyre që kanë xhaminë, të krishterët kanë kishat. Teatrit është tempulli që fut brenda myslimanët dhe të krishterët. Teatrin nuk duhet ta kthejmë në pështymore, ata e kthyen, e shqyen. E përdhunuan, ishin 5 mijë policë atje, s’kishte njeri tjetër. Pse nuk hoqën me radhë gjërat siç bëjmë në shtëpitë tona. Nuk e bënë se diktatorët nuk e duan teatrin. Miq të dashur, sikur të ishim bashkë, se nuk jemi bashkë, jemi vende-vende bashkë por jo të tërë. Ka një gjë, këta shtetarët tanë që qajnë me lot në sy kur vijnë të marrin votat, na qajnë tek këmbët pastaj katër vjet rresht nënën ku ta kemi na e bëjnë. Duhet në si popull të drejtojmë kurrizin se jemi barkas. Që të drejtojmë kurrizin duhet të kemi personalitet, dinjitet, jo të themi obobo bukë e gojës, se jemi tek bukë e gojës. Baballarët kanë frikë, i patë studentët se sa trima ishin, se sa bukuri kishin? I përçau, mori numrat e baballarëve dhe i telefonoi, o shkollën, o bukën dhe ikën. Është problem i madh buka e gojës. Do të luftojmë për bukën e gojës apo për lirinë? Nuk ka gjë më të shtrenjtë se liria. Të tëra janë fjalë pastaj. Të jesh i lirë të ndërtosh vetë, të duash vetë, të jesh i lirë të puthësh një gocë pa procesverbal, të puthesh mo të puthësh, të falësh dashuri të falësh jetë. Por kur nuk ke bukën e gojës çfarë lirie mund të kesh. Të luftojmë për lirinë, të tjerat janë fjalë. Ky që kemi është diktator, kush e kupton e kupton. Si ka mundësi që një njeri i di të tëra, nuk ka mundësi, ky i di të tëra. Po si niset tjetri me një avion me 180 vende niset tek pull për në Paris? Por jo zemra ime, shiko zotërinj të nderuar, kur themi ‘ka ikur’ e shfajësojmë. Jo jo, ai është i ligë. Ju falenderoj për durimin që dhatë.
Ky reagim i aktori vjen pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar më 17 maj, me një vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Shkatërrimi i teatrit u shoqërua me protesta të shuma dhe policia ushtroi dhe dhunë ndaj protestuesve dhe artistëve. Pas shembjes së godinës Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka nisur takime në çdo qytet dhe po mbledh firmat për peticionin që kërkon rindërtimin e Teatrit aty ku ishte dhe siç ishte më parë. Rama ka premtuar se në atë truall do të ndërtohet sërish teatri, por me një projekt tjetër.
J.V/Dosja.al 

Shto Koment