Virale

Myslim Murrizi president? Ja emrat që mund të zëvëndësojnë Metën, teoritë në rrjet (Foto)

Nisin teoritë në rrjet për të gjetur zëvëndësuesin e presidentit Ilir Meta. Një ndër emrat është ai i deputetit Myslim Murrizi.
Featured image of article: Myslim Murrizi president? Ja emrat që mund të zëvëndësojnë Metën, teoritë në rrjet (Foto) Myslim Murrizi

TIRANË– Pas anulimit të zgjedhjeve lokale nga presidenti Ilir Meta, socialistët kanë nisur mbledhjen e firmave për shkarkimin e tij nga detyra. 

Që pa u shkarkuar ende mirë, teoritë në rrjet kanë filluar për të gjetur se kush do të jetë ai që do ta zëvëndësojë Metën. 

Fotografi Agim Rama mendon se presidenti më i denjë për të zëvëndësuar Metën, është deputeti i përjashtuar i PD-së, Myslim Murrizi. Po ashtu për Ramën nuk përjashtohet edhe emri i Lefter Kokës.

Nga ana tjetër, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni ka shprehur me ironi se Metën duhet zëvëndësojë “Niçja i Shijakut” (Altin Avdylaj). 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment