Politike

Myslim Murrizi shigjeton Ilir Metën: Politikanët tanë kanë edhe hale për macet!

Murrizi tha se politikanët shqiptarë kanë saraje, pasuri, madje edhe tualet për macet, duke shigjetuar kështu presidentin Ilir Meta, i cili politikani i cili flitet se ka një tualet vetëm për macen.

TIRANE- Deputeti i përjashtuar nga Partia Demokratike në Kuvend, Myslim Murrizi tha sot në fjalën e tij se puna që ka bërë inspektoriati i Lartë i Kontrollit të Pasurisë lë për të dëshiruar. Murrizi tha se politikanët shqiptarë kanë saraje, pasuri, madje edhe tualet për macet, duke shigjetuar kështu presidentin Ilir Meta, i cili politikani i cili flitet se ka një tualet vetëm për macen.

Pjesë nga fjala e Myslim Murrizit:

10 faqe të këtij raporti ia kushtoni sinjalizuesve, ose në një farë mënyre spiunëve. Shqiptarët janë tejngopur me spiunë dhe nuk besoj se i intereson të merren më me këtë gjë. Këtu vini për të raportuar për 2018, ndërsa vendosni shifra edhe për vitet 2013 dhe 2015.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Do doja që nëse ka ardh koha për të përgatitur një ligj për të përcaktuar punën e këtij institucioni. Nëse kthehesh thjeshtë në një magazinë në të cilën dorëzohen thjesht disa formulare, atëherë kot që punohet. Unë e shikoj institucionin tuaj si një paradhomë e SPAK-ut, organi pararojë i Prokurorisë.

Janë vjedhur 500 milionë leke në Rivierën e jugut, ju jeni për të parë se kush i ka marrë. Politikanët dhe këtra që janë këtu kanë pasuri marramendëse, disa kanë edhe hale dhe për mace, ndaj ky Inspektoriat duhet të merret edhe me këto verifikime. Shikoni se kush i ka ato sarajet, deputete, ministra, drejtore drejtorish, këta që kanë qenë dhe janë këtu, janë strehuar atje. Me 70 punonjës ti ke mundësi të bësh një farë investigimi. Shqiptarët shikojnë si u vidhen para nga taksat e tyre dhe ku ishim hiç gjëkundi. Ndoshta ka ardhur koha të bëni një ligj të thjesht konkret.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment