Politike

U takuan me ndërkombëtarët, Myslim Murrizi tregon PRAPASKENAT e takimit me ambasadorët: Ja çfarë na kërkuan…

Deputeti Myslim Murrizi tregoi se ndërkombëtarët i kishin kërkuar opozitës në parlament për të votuar rekomandimet e OSBE/ODIHR.
Featured image of article: U takuan me ndërkombëtarët, Myslim Murrizi tregon PRAPASKENAT e takimit me ambasadorët: Ja çfarë na kërkuan… Myslim Murrizi

TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi ka treguar se çfarë ndodhi gjatë takimit mes ambasadorëve dhe opozitës parlamentare në shtatorin e shkuar.

I ftuar në emisionin “Repolitix”, Murrizi tregoi se ndërkombëtarët i kishin kërkuar opozitës në parlament për të votuar rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Çfarë i ka thënë Soreca dhe Borchardt, Myslim Murrizit, Alimadhit, Hajdarit, Ralf Gjonit, Nimet Musait, Korab Litës  dhe Ben Elezit në takim vjet në shtator. A të keqen do votoni rekomandimet tona. Kush janë? Administratë zgjedhore, se kemi 7 raporte që vjedhin militantët votat.  I thashë dakord, por me një kusht; Na jepni mundësi që të hapim dhe listat: Po ta shikojmë se në sistem nuk ndërhyjmë ne. Atëherë meqë nuk ndërhyn nuk ti votoj. Tani le të dalin dhe ta thonë publikisht, ose ka gënjyer OSBE/ ODIHR prej 1996 ose të thonë se ne hoqëm dorë nga kjo punë se i kemi marrë besën tre hajdutëve që nuk do vjedhin më këtë herë”, u shpreh Murrizi.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment