Politike

“Mynyr Koni ka marrë ankesa”, Shahini kërkon ndryshime në UT: Meta nuk pranoi shkarkimin, kundërshton çdo nismë tonën (VD)

Ajo tha se  zgjedhjet duhet të prodhojnë një drejtues të ri, që situata të mos jetë më e bllokuar.
Featured image of article: “Mynyr Koni ka marrë ankesa”, Shahini kërkon ndryshime në UT: Meta nuk pranoi shkarkimin, kundërshton çdo nismë tonën (VD)

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Besa Shahinit, ka folur sot për zgjedhjet në universtiet, duke thënë se Mynyr Koni duhet të largohet, pasi ka marrë shumë ankesa. Ajo tha se  zgjedhjet duhet të prodhojnë një drejtues të ri, që situata të mos jetë më e bllokuar.

Kam marrë shumë ankesa nga Universiteti i Tiranë dhe se situata nuk është përmirësuar. Në nëntor ngrita një grup inspektimi dhe ata e bënë këtë punë në dhjetor, ku konkluduan se ankesat nuk vijnë ngaqë ka paqartësi në ligje apo urdhëra që nxjerrim ne, por vijnë si rezultat i refuzimit të zbatimit të tyre nga rektori. Shpresojmë që zgjedhjet 2020 do të prodhojnë udhëheqës që punojnë për të mirën e Universitetit”, deklaroi Shahini.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej Shahini ka folur dhe për Presidentin Ilir Meta, i cili nuk pranoi shkarkimin e Mynyr Konit. “Presidenti nuk pranoi të shkarkonte dhe kundërshton çdo nismë të qeverisë”, u shpreh më tej ministrja.

Besa Shahini në një deklaratë për mediat ka njoftuar datën e zgjedhjeve në universitet. Sipas saj në 8 maj 2020, universitetet publike në vend do të zgjedhin drejtuesit e rinj. Shahini ka folur dhe për situatën në UT, ku tha se Koni ka marrë shuma ankesa dhe duhet të largohet. Po ashtu njoftoi dhe nismën anti-plagjiaturë, ku shtoi se të parët do testohen do jenë kandidatët për zgjedhjet  e reja e më pas të gjitha punimet e studentëve.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment