Bota

Nuk ndalen! Zbulohet mutacioni i tretë i Covid-19, identifikohen rastet e para të infektimit, autoritetet në Nigeri: Ende s’e dimë ç’po ndodh

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se rastet e para me Covid janë zbuluar nga Drejtori i Autoriteteve të Shëndetësisë, John Nkengasong.
Featured image of article: Nuk ndalen! Zbulohet mutacioni i tretë i Covid-19, identifikohen rastet e para të infektimit, autoritetet në Nigeri: Ende s’e dimë ç’po ndodh foto ilustuese

NIGERI- Një mutacion i tretë i Covid është zbuluar ditën e sotme në Nigeri. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se rastet e para me Covid janë zbuluar nga Drejtori i Autoriteteve të Shëndetësisë, John Nkengasong. Në një njoftim ai deklaroi se ku mutacioni i Covid është ndryshe nga dy ndyshimet e para të janë zbuluar në Afrikën e Jugut dhe në Angli, por gjithashtu tha se është ende herët për të dalë në përfundime.

“Na jepni pak kohë … është akoma shumë herët. Ndryshe nga varianti i parë në Mbretërinë e Bashkuar, ne nuk kemi vërejtur një rritje kaq të shpejtë të prejardhjes Covid në Nigeri dhe nuk kemi prova që tregojnë se variantet e ndryshimit janë të njëjta,” ka thënë ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri me tani Covid-19 ka pësuar 3 mutacione. I pari është zbuluar në Angli në datë 15 dhjetor. Mutacioni i dytë është shfaqur ditën e djeshme në Afrikën e Jugur ndërsa i treti është shfaqur sot në Nigeri.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment