Bota

Mutacioni i ri i Covid-19/ Zbulohen raste infektimi në shumë vende, 6 raste edhe në Itali. Të gjithë vinin nga Anglia

Mutacioni i COVID-19 nuk është ndalur vetëm në Britani të Madhe. Janë zbuluar raste të reja në Suedi, Itali dhe Spanjë, pasi më herët u regjistruan në Danimarkë, Francë dhe Gjermani.
Featured image of article: Mutacioni i ri i Covid-19/ Zbulohen raste infektimi në shumë vende, 6 raste edhe në Itali. Të gjithë vinin nga Anglia Foto ilustruese

EVROPË-Mutacioni i ri i Covid-19, që është shfaqur për herë të parë në Britaninë e madhe, po përhapet në gjithë Evropën. Së fundmi janë zbuluar raste të reja në Suedi, Itali dhe Spanjë, pasi më herët u regjistruan në Danimarkë, Francë dhe Gjermani.

Rasti i zbuluar në Suedi është një person që udhëtoi nga Britania për në Suedi dhe është izoluar.

“Ne e kuptuam, pasi u zbuluan rastet në Britani. E dimë që ky variant është zbuluar atje që nga shtatori dhe raste të izoluara janë identifikuar në vendet e tjera evropiane,“-ka thënë Karin Tegmark Wiesel, një zyrtar i lartë i shërbimit shëndetësor publik në Suedi.

Ndërsa, në Spanjë u njoftuan katër raste të mutacionit të ri, që po ashtu kanë udhëtuar nga Britania e Madhe.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Pacientët nuk janë në gjendje të rëndë. Ne e dimë që ky lloj transmetohet më lehtë, por nuk shkakton simptoma më serioze ”, shpjegoi një zyrtar i shërbimit shëndetësor.

Edhe në Itali janë zbuluar gjashtë raste, nga persona që ishin kthyer në Napoli, ndërsa tre raste të tjera u regjistruan në rajonin verior të Venetos dhe dy në zonën jugore të Barit.

Mutacioni i ri i koronavirusit u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, e më pas u zbulua dhe në vende të tjera në Evropë, si Holandë, Danimarkë, Itali, Singapori dhe Gjermani. Deri më tani mbi 40 vende, përfshirë Turqinë dhe ato evropiane, kanë pezulluar trafikun ajror me Mbretërinë e Bashkuar. Disa prej tyre, përfshirë Francën, mbyllën edhe kufirin e tyre tokësor.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment