Bota

Mutacioni i ri i Covid-19/ Zbulohen raste infektimi në Irlandë, autoritet: Testet e mëtejshme do përcaktojnë dhe shkallën e përhapjes

Doktor Tony Holohan nga  Laboratori Kombëtar i Virologjisë në Kolegjin Universitar të Dublinit ka konfirmuar raste e reja, por jo shkallën e përhapjes së tij. Sipas Holohan, në bazë të analizave të mëtejshme do bëhet e ditur dhe numri i saj i të infektuarve. 
Featured image of article: Mutacioni i ri i Covid-19/ Zbulohen raste infektimi në Irlandë, autoritet: Testet e mëtejshme do përcaktojnë dhe shkallën e përhapjes foto ilustruese

IRLANDË-Mutacioni i ri i Covdi-19, i cili është shfaqur për herë të parë në Britaninë e Madhe është zbuluar dhe në Irlandë. Sipas mediave, doktor Tony Holohan nga  Laboratori Kombëtar i Virologjisë në Kolegjin Universitar të Dublinit ka konfirmuar raste e reja, por jo shkallën e përhapjes së tij. Sipas Holohan, në bazë të analizave të mëtejshme do bëhet e ditur dhe numri i saj i të infektuarve.

“Unë mund të konfirmoj që kemi identifikuar variantin e ri të SARS-CoV-2.  Testet e mëtejshme, në ditët dhe javët e ardhshme, do të përcaktojnë shkallën në të cilën ky mutacion është përhapur në Irlandë,”-ka deklaruar Dr. Tony Holohan.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mutacioni i ri i koronavirusit u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, e më pas u zbulua dhe në vende të tjera në Evropë, si Holandë, Danimarkë, Itali, Singapori dhe Gjermani. Deri më tani mbi 40 vende, përfshirë Turqinë dhe ato evropiane, kanë pezulluar trafikun ajror me Mbretërinë e Bashkuar. Disa prej tyre, përfshirë Francën, mbyllën edhe kufirin e tyre tokësor.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment