Bota

Mutacioni i ri i Covid-19/ SHBA-ja vendos kufizime për udhëtarët nga Britania e Madhe, CDC-ja: Do testohen 72 orë para

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimit nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), e cila ka deklaruar se të gjithë udhëtarët e linjave ajrore që vijnë nga  Britania e Madhe duhet të testojnë negativë për koronavirusin, në mënyrë që të mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara. 
Featured image of article: Mutacioni i ri i Covid-19/ SHBA-ja vendos kufizime për udhëtarët nga Britania e Madhe, CDC-ja: Do testohen 72 orë para Foto ilustruese

SHBA-Qeveria në Amerikë duke filluar nga dita e hënë, ka vendosur të kërkojë që të gjithë pasagjerët e linjave ajrore që do udhëtojnë nga Britania e Madhe të testohen për koronavirus 72 orë para nisjes.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimit nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), e cila ka deklaruar se të gjithë udhëtarët e linjave ajrore që vijnë nga  Britania e Madhe duhet të testojnë negativë për koronavirusin, në mënyrë që të mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara.

“Nëse një pasagjer zgjedh të mos marrë një provë, linja ajrore duhet të refuzojë udhëtimin e tij,” tha CDC në deklaratën e saj.

Më herët, administrata amerikane u tha kompanive ajrore se nuk planifikonte të kërkonte ndonjë test për pasagjerët që vinin nga Britania. Por planet kanë ndryshuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Viruset ndryshojnë përmes mutacioneve, dhe analizat paraprake në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë se varianti i ri mund të jetë 70% më infektues se variantet e mëparshme,”-thuhet në njoftim.

Sakaq, sipas rregullave të reja, pasagjerët që nisen nga Britania drejt Shteteve të Bashkuara duhet t’i tregojnë kompanisë ajrore dokumentacionin me shkrim të rezultatit nga testet laboratorike (çertifikatë në dorë ose elektronike). Gjithashtu, CDC-ja ka thënë se vendimi do të nënshkruhet të ditën e sotme dhe do të hyjë në fuqi ditën e hënë.

Mutacioni i ri i koronavirusit u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, e më pas u zbulua dhe në vende të tjera në Evropë, si Holandë, Danimarkë, Itali, Singapori dhe Gjermani. Deri më tani mbi 40 vende, përfshirë Turqinë dhe ato evropiane, kanë pezulluar trafikun ajror me Mbretërinë e Bashkuar. Disa prej tyre, përfshirë Francën, mbyllën edhe kufirin e tyre tokësor.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment