
AUSTRI-Ministri austriak i Shëndetësisë, Rudolf Anschober, pas zbulimit të variantit të ri të Covid-19 ka deklaruar se vendi është në fazën më të keqe të pandemisë. Anscober ka thënë se qeveria pritet që këtë javë të marrë vendim për zgjatjen e izolimit, i cili planifikohet deri më 24 janar. Sipas tij, vendimi do të merret pasi të bëhet një analiz e situatës aktuale
“Kemi një problem të vërtetë. Austria ka tani një situatë që është e ngjashme në gjithë Evropën,”-ka thënë ai.
Një mutacion i Covid-19 VUI-202012/01 është zbuluar së pari në Britaninë e Madhe gjatë muajit dhjetor. Gjithashtu, një tjetër mutacion i Covid-19 me përbërje gjenetike gati-identike janë raportuar në Afrikën e Jugut me llojin 501.V2 dhe Nigeri.
Varianti i ri i koronavirusit i zbuluar në Britaninë e Madhe është zbuluar në disa vende evropiane, si dhe në Kanada, Australi, Indi, Korenë e Jugut dhe Japoni si dhe vende të tjera. Megjithëse ekspertët besojnë se vaksinat e sapo miratuar kundër koronavirusit do të jenë efektive kundër variantit britanik.
(k.a/dosja.al)