Bota

Mutacioni i Covid/BE njofton mbledhje të jashtëzakonshme ditën e nesërme

Ndërkohë që të gjitha vendet e BE-së janë duke bllokuar fluturimet me Anglinë madje edhe turistët britanikë që janë në këto vende do të karantinohen për 14 ditë.
Featured image of article: Mutacioni i Covid/BE njofton mbledhje të jashtëzakonshme ditën e nesërme Foto Ilustruese

ANGLI- Komiteti i menaxhimit të krizave të Këshillit Evropian, ditën e nesërme ka njoftuar një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar mbi mutacionin e Covid që është shfaqur në Angli. Mbledhja do të mbahet online në orën 11:00. Konferenca mësohet se është thirrur nga presidenca gjermane.

Ndërkohë që mbrëmjen e sotme është mbajtur një telekonferencë mes Presidentiti të Këshillit Evropian, Charles Mitchel, Presidentiti francez Emmanuel Macron, Kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen për të diskutuar mbi ecurinë e mutacionit të Covid në Angli. Ndërkohë që të gjitha vendet e BE-së janë duke bllokuar fluturimet me Anglinë madje edhe turistët britanikë që janë në këto vende do të karantinohen për 14 ditë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Britania e Madhe, ditën e djeshme ka vendosur masa të reja, pasi studiuesit kanë dalë në përfundim se një lloji mutacioni i Covid-19 është zbuluar në Angli dhe në disa vende ishullore dhe po përhapet më shpejtësi në gjithë të Britaninë e Madhe. Raste me infektime janë shfaqur dhe në disa vende si Holanda, Belgjika dhe Danimarka. Kjo situatë ka shqetësuar dhe OBSH-në, e cila i ka bërë thirrje vendeve anëtare që të shtojnë kontrollet për identifikuar rastet.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment