Rajoni

Mustafa nuk i ishte përgjigjur Haradinajt në telefon rreth shqetësimeve për Ujmanin

Tensionet dhe përplasjet brenda partnerëve të koalicionit në Prishtinë e Washington i kanë paraprirë marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, të premten e kaluar.
Featured image of article: Mustafa nuk i ishte përgjigjur Haradinajt në telefon rreth shqetësimeve për Ujmanin Kreu i LDK-së, Isa Mustafa

KOSOVË– Aleanca për Ardhmërinë është irrituar me deklaratat e kryeministrit Hoti se nuk ka pasur diçka kontestuese sa i përket pikës së marrëveshjes që flet për Liqenin e Ujmanit. Megjithë pohimet e Hotit se nuk ka pasur ndërhyrje në drafte para nënshkrimit të atij final në Shtëpinë e Bardhë, atë e demanton dokumenti një kopje të të cilit ka arritur ta sigurojë “Koha Ditore”.

Në draftin fillestar që u ka shkruar palëve thuhet se, “të dyja palët do ta ndajnë Liqenin e Gazivodës si burim i besueshëm për furnizim me ujë dhe energji”.

Tensionet dhe përplasjet brenda partnerëve të koalicionit në Prishtinë e Washington i kanë paraprirë marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, të premten e kaluar. Aleanca për Ardhmërinë është irrituar me deklaratat e kryeministrit Hoti se nuk ka pasur diçka kontestuese sa i përket pikës së marrëveshjes që flet për Liqenin e Ujmanit. Megjithë pohimet e Hotit se nuk ka pasur ndërhyrje në drafte para nënshkrimit të atij final në Shtëpinë e Bardhë, atë e demanton dokumenti një kopje të të cilit ka arritur ta sigurojë “Koha Ditore”.

Në draftin fillestar që u ka shkruar palëve thuhet se, “të dyja palët do ta ndajnë Liqenin e Gazivodës si burim i besueshëm për furnizim me ujë dhe energji”.

Para se të dal publikisht, Haradinaj kishte tentuar të komunikojë rreth çështjes me kreun e LDK-s, Isa Mustafa, por nuk kishte marrë përgjigje në telefonata.

Pasi ka kundërshtuar marrëveshjen, Haradinaj ka pranuar telefonata nga zyrtarë të lartë amerikanë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimet e “Kohës” këto telefonata i kanë cilësuar të jenë me “tone kërcënuese”.

Në momentin kur Haradinaj ka thënë se për AAK-n, pika për Gazivodën ishte e papranueshme, ministrat e AAK-së i kishin të gatshme dorëheqjet nga Qeveria dhe partia ishte në prag të daljes nga koalicioni.

“AAK po ashtu kishte shprehur rezerva edhe për Mini-Schengenin dhe moratoriumin në lobim, por këto ka thënë se ishte e gatshme t’i pranojë për të respektuar rolin amerikan në proces. Ndërsa pikën për Ujmanin tha se nuk mund ta pranonte”, ka thënë burimi.

Propozimi i Haradinajt

Propozimi i Haradinajt ishte që në vend të pikës që parasheh ndarjen e resurseve të Ujmanit të futet pika për studim të fizibilitetit dhe që kjo të mos nënshkruhet si marrëveshje trilaterale por vetëm si bilaterale me SHBA-në.

Marrë nga GazetaExpress

Shto Koment