LIVE UPDATES
Politike

Mustafa Nano: Rama të rikthejë “peshat e rënda” në qeveri, Basha idiot i dobishëm

19 Shtator 2020, 18:32 Nga DOSJA
Mustafa Nano: Rama të rikthejë “peshat e rënda”

TIRANË– Kur jemi disa muaj larg zgjedhjeve, analistët kanë filluar të komentojnë zgjedhjet e ardhshme. Një gjë e tillë u bë dhe nga analisti Mustafa Nano, në studion e emisionit “Top Talk”.

Gjatë fjalës së tij Nano argumentoi se kryeministri Rama duhet të bëjë disa lëvizje në  qeveri, duke sugjeruar që të ndërtojë një kombinim midis ministrave politikë dhe atyre teknikë. Ndërsa për liderin e opozitës Lulzim Basha, ai e etiketoi si një idiot të dobishëm, duke nënkuptuar se lideri i vërtetë i opozitës është Sali Berisha e jo ai.

Mustafa Nano: Në terma të performancës së qeverive Rama unë nuk e di nëse kjo ka qenë më e dobëta se sa ato të tjerat. Por në termat e imazhit, kjo qeveri ka qenë më e dobëta. Këto figura nuk kanë pasur asnjëlloj biografie publike, për një pjesë të tyre ne nuk e dinim se kush ishte dhe kjo penalizon çdo qeveri. Në termat të performancës, unë nuk jam thelluar në këtë punë, nuk jam përgatitur për të diskutuar për këtë gjë. Dëshiroja të kisha një vlerësim nga një person më të formuar se unë, për të bërë një krahasim midis performancës së kësaj qeverie dhe asaj të mëparshme.

Unë vërej reagimet, sa herë që njerëzit janë përballë një qeverie shumë politike, ata fillojnë dhe quajnë, ja klani i PS, e morën këta lojën dhe po e mbyllin dhe në momentin që bëhet gjëja tjetër, është e kundërta qeverisë politike, bëhet ajo teknike dhe kthehet një lojë tjetër. Unë do të dëshiroja një kombinim të këtyre funksioneve. Dikasteret e rëndësishme si Ministria e Jashtme, Ministria e Mbrojtjes, këto duhet se s’bën të drejtohen nga njerëz politikë,pasi janë institucione natyrore të shtetit. Ti mund t’ja japësh Ministrinë e Kulturës një intekeltuali, është tepër normale. Rama me eksperimentin që ka bërë me Ministrinë e Jashtme, mund të jenë të vërteta pretendimet e Ramës, që ai është i drejtë, inteligjent, gjenial. Por sidoqoftë ai ka qenë një ekspertimet i dështuar.

Denis Dyrnjaja: Jemi 7-8 muaj para zgjedhjeve, lëvizja e qeverisë është e nevojshme apo duhet të qëndroj deri në fund me këtë qeveri?

Mustafa Nano: Po të isha unë këshilltari i Ramës do t’i sugjeroja të rishpikte vetveten, sepse ka një bark kurba e qeverisë deri në këtë momente. Ata mund të ngushëllohen dhe janë të ngrohur, ne jemi këtu, barku jonë është këtu po opozita është poshtë barkut tonë dhe ne jemi okay.

Denis Dyrnjaja: A pse është opozita poshtë barkut, se ata thonë që ne marrim 85 mandate?

Mustafa Nano: Po të isha në vend të Ramës unë do të përpiqesha të rishpikja vetveten, të adoptoja disa marifete, të natyrës elektorale njëra nga këto marifete është që këto muajt e fundit t’i jepja një hov të ri qerverisë, e kjo nuk vjen pa ndryshime. Po të isha unë do të bëja një qveri tekniko-politike por me ‘pesha të rënda’.

Denis Dyrnjaja: Partia Demokratike që është partia kryesore dhe e pritshmja që duhet të qeverisë vendin me Bashën tashmë si kryeministër, ka ngritur një komision për seleksionimin e njerëzve që do të përfaqësojnë Partinë Demokratike dhe opozitën. A është reale kjo lloj qasje? Është ngritur Basha në këtë nivel lartësie për të konkurruar Ramën?

Mustafa Nano: Nuk është se Bashës i mungonte kjo gjë. Basha duhet të bëjë gjëra të tjera dhe të dëshmojë që është ai lideri i Partisë Demokratike.

Denis Dyrnjaja: Po pse nuk është Bashka lideri i Partisë Demokratike?

Mustafa Nano: Ditët e enjte në terma televiziv është shumë e rëndësishme dhe sa herë kryeministri i vendit shkon në një televizion, lideri i opozitës zgjedh që të shkojë në televizion alternativ. Kështu ka ndodhur të paktën për 20 vite. Që prej kohësh që është zgjedhur Basha, kur është Rama në një televizion, në televizionin tjetër shkon Berisha, në një tjetër Meta dhe Monika dhe Basha nuk shfaqet fare. Kjo është zgjedhje që përforcon akoma më shumë idenë që ka shumë njerëz si puna ime që ai nuk vlen, është një idiot i dobishëm aty. Ai duhet ta bllokojë këtë gjë.

Basha duhet t’i thotë Berishës, ore mik i dashur mos ma bëj tani, çfarë kuptimi ka. Është një raport varësie që ka lindur qysh në origjinë. Ky i është mirënjohës atij njeriu.

Marrë nga Top Channel

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha mustafa nano edi rama lulzim basha mustafa nano

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën