Rajoni

Mustafa flet si kryeministër: Do të bëjmë Qeveri me njerëz që s’kanë probleme me ligjin

Mustafa u shpreh se ka pasur një mbledhje konstruktuve me anëtarët e partisë së tij.
Featured image of article: Mustafa flet si kryeministër: Do të bëjmë Qeveri me njerëz që s’kanë probleme me ligjin Isa Mustafa, kreu i LDK

KOSOVË- Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur pas takimit që ka pasur me strukturat e partisë dhe ka përsëritur qëndrimin e tij se është gati që të marrë drejtimin e qeverisë. Në një deklaratë, Mustafa u shpreh se ka pasur një mbledhje konstruktuve me anëtarët e partisë së tij.

“E kishim një mbledhje konsultative me bashkëpunëtorët që bartin përgjegjësi të lartë në LDK dhe Kuvend në mënyrë që të analizojmë rezultatin e Këshillit në pyetjen që e kam bërë si kryetar i LDK’së për koalicion. Një përkrahje të tillë e kemi nuk do të thotë se e kemi vendimin për koalicion, sepse ai do të bëhet vetëm në momentin kur të vlerësojnë se janë përmbushë rrethanat kushtetuese”, u shpreh ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mustafa thotë se Vetëvendosja nëse do të krijojë qeverinë e re duhet që të pranojë mandatin dhe të mos bëjë provokime. Po ashtu shtoi se do të bëjë një qeveri që të ketë njerëz që nuk kanë pas e s’kanë problem me ligjin dhe njerëz që përshtaten në punën në ekip.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment