Aktualitet

Mushkonjat “pushtojnë” dy plazhet në jug, pushuesit nisin të largohen

Mushkonjat kanë krijuar shumë problem për plazhistët dhe biznesmenët në Vlorë. Shumë pushues kanë nisur të largohen pasi nuk janë ndjerë të qetë nga mushkonjat në Plazhin e Vjetër dhe në plazhin e Zvërnecit në Vlorë.
Featured image of article: Mushkonjat “pushtojnë” dy plazhet në jug, pushuesit nisin të largohen Foto ilustruese

VOLRË- Megjithëse sezoni i plazhit është në kulmin e tij, mushkonjat nuk po lënë pushuesit të qetë në Plazhin e Vjetër dhe në plazhin e Zvërnecit në Vlorë.

Kjo ka bërë që shumë pushues të largohen nga këto dy plazhe, gjë që ka ndikuar negativisht tek bizneset në këtë zonë.

Banorët e zonës dhe pushuesit kanë shprehur shqetësimin e tyre për këtë problem, duke thënë se askush nuk e ka dezinfektuar zonën.

Ndërsa për banorët që kanë biznese në këto dy plazhe, është një humbje e madhe nëse plazhistët vazhdojnë të largohen edhe më shumë, pasi të ardhurat që fitojnë tani ju nevojiten deri në sezonin e vitit të ardhshëm.

(A.C/Dosja.al)

Shto Koment