EMRI/ Qëlloi me armë drejt Policisë, kush është i riu i arrestuar në Rinas
13 Shkurt, 21:17
...
Aktualitet
Shqiptari e ngarkoi me mushkë, kapet çifti grek me 794 kg hashash në Qafë Botë, si nisën dyshimet
24 Shkurt 2020, 17:26Nga DOSJA
SARANDË– Një sasi prej 794 kg kanabis sativa është sekuestruar ditën e sotme në Qafë Botë në kufirin e gjelbër që ndan Shqipërinë me Greqinë. Sipas Top-Channel, droga u sekuestrua gjatë një operacioni të Deparatamentit të Anti drogës greke, në vendin e quajtur Nes Siqeliana në afërsi të kufirit shqiptaro grek në zonën e Qafë Botës.
Sipas komunikatës për shtyp të policisë greke, lënda narkotike ishte ngarkuar në pjesën fundore të një kamioni me targa greke, në të cilin ndodheshin një çift grekësh, të cilët u arrestuan në flagrance. Sic raporton korrespondenti i Top Channel Artur Bibe, policia thotë se kishte informacion se çifti i grekëve shërbente si korrier për transportimin e drogës, dhe i kishte vënë ata nën survejim 24 orë në 24. Mësohet se droga vinte me mushka e ngarkuar nga kufiri shqiptar dhe pasi magazinohej në afërsi të banesës së dy shtetasve të arrestuar, ngarkohej me destinacion Athinën, ku edhe i dorëzohej një shtetasi shqiptar, identeti i të cilit është zbuluar.
Për këtë transport, çifti i grekëve deklaroi se do të merrte 5000 euro. Ata pohuan se kishin vështirësi financiare ndaj edhe nisën transportin e lëndës narkotike aktivitet që e kishin bërë edhe herë të tjera. Dy të arrestuarit u dërguan në gjykatën e Igumenicës e cila vendosi t’i lërë në burg deri në zbardhjen e hetimeve ndërkohë që ka shpallur në kërkim edhe një shtetas shqiptar, i cili do të priste ngarkesën e drogës në Athinë.
TIRANË– Dy të mbijetuarit e tërmetit tragjik të 26 nëntorit, Albert Cara dhe Marlin Shkodra kanë mbërritur sot në Shqipëri 3 muaj pasi u trajtuan dhe morën...
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës Asim Vokshi u përball në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të hënën me pyetje kryesisht mbi të ardhurat e prindërve ...
VLORË- Familjarët e të arrestuarve të operacionit “Amiant” kanë shpërthyer në thirrje kundër trupës gjykuese pas dhënies së vendimit për të lënë në burg tr...
VLORË- Gjykata e Vlorës ka zhvilluar sot seancën për 6 të arrestuarit, të cilët u kapën gjatë operacionit “Amiant” pak ditë më parë. Sipas informacioneve m...
ITALI-Policia italiane ditën e sotme ka vënë në pranga tre shqiptarë, pasi gjatë kontrollit të kamionit, ka gjetur 10.5 kilogram kokainë, vlera e së cilës shkon...
Tiranë- Frika se koronavirusi mund të përhapet edhe në vendin tonë, ka bërë që qeveria të marrë masa në pikat kufitare të vendit. Siç shihet edhe në foto...
TIRANË– Gjykata e Posaçme e Apelit do të zhvillojë më 12 mars, në orën 09:30, seancën e parë ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.Trupa gj...
Alarmi ndaj koronavirusit, ndaj rasteve në Itali, përveç masave të shtuara, në portin e Vlorë, dhe në farmacitë e qytetit janë shtuar ndjeshëm qytetarët ...