Politike

Paralajmërimi i fortë i Murrizit: Opozita Parlamentare 0 vota reformës zgjedhore pa ndryshuar sistemin zgjedhor

Murrizi tha se ka pasur një takim me të gjithë anëtarët e opozitës parlamentare në zyrën e tij dhe që të gjithë kanë firmosur me vullnetin e tyre të lirë për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ata i përmbahen në këtë mënyrë thotë Murrizi fjalës së tyre të parë në foltoren e parlamentit që kanë marrë mandatin e deputetit.
Featured image of article: Paralajmërimi i fortë i Murrizit: Opozita Parlamentare 0 vota reformës zgjedhore pa ndryshuar sistemin zgjedhor Myslim Murrizi, deputet

TIRANË- I ftuar në Top Channel, në studion e emisionit “Top Talk”, ishte deputeti Muslim Murrizi. Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se opozita parlamentare është kundër Reformës Zgjedhore pa u ndryshuar më parë sistemi zgjedhor. Gjatë gjithë fjalës së tij në emision deputeti u shpreh kundër sistemit zgjedhor aktual në Shqipëri, i cili është ai me lista të mbyllura. Ai mbështet idenë që me anë të Reformës Zgjedhore të ndryshojë dhe sistemi zgjedhor. Sistemi i ri sipas deputetit duhet të jetë ai me lista të hapura duke i dhënë mundësi qytetarëve në këtë mënyrë të votojnë për personin që ata dëshirojnë që të përfaqësohen në foltoren e parlamentit.

Murrizi tha se ka pasur një takim me të gjithë anëtarët e opozitës parlamentare në zyrën e tij dhe që të gjithë kanë firmosur me vullnetin e tyre të lirë për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ata i përmbahen në këtë mënyrë thotë Murrizi fjalës së tyre të parë në foltoren e parlamentit që kanë marrë mandatin e deputetit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nuk do të votojmë asnjë lloj buzëkuqi të tavolinës së bunkerit të pallatit të kongreseve. Sot gjatë gjithë ditës kemi pasur takime me gati me gati mbi 30-të deputetë të opozitës në parlament. Unë sot jam takuar në zyrën time, Rroshi, Jeni Sheri, Kostaq Papa, Ralf Gjoni, Ylli Shehu, Nimet Musai. Të gjithë këta kanë firmosur me vullnetin e lirë. Nga ajo çfarë konstatova sot, që të gjithë janë për ndryshimin e sistemit zgjedhor, që të gjithë e kanë linçuar gjatë fjalës së tyre kur kanë marrë mandatin dhe që të gjithë i qëndrojnë firmave të tyre. Ne këto firma i kemi paraqitur zyrtarisht Komisionit të Reformës Zgjedhore, që është një komision i ngritur me vendim kuvendi. Këta sovjetët supreme, komitetet e shpëtimit, pushteti paralel, fronti demokratik që do të mblidhen. Çfarëdo të vendosin do të vijnë tek ky komision dhe nga ky komision do të shkojnë në seancë”, përfundoi fjalën e tij deputeti.

(Marrë nga Top Channel)

Shto Koment