Politike

Murrizi- Spiropalit: Fukarenjtë s’të lënë të shkosh në BE, heshtët për prokurorin që iu kaloi kasetat

  • Spiropalit flet për rritjen e nivelit ekonomik: Financat i gjetëm në derexhe, borxhi publik ka rënë
  • Sipas deputetit është pikërisht numri i shtuar i personave të varfër, një nga pikat që pengon hapjen e negociatave për Shqipërinë.
    Featured image of article: Murrizi- Spiropalit: Fukarenjtë s’të lënë të shkosh në BE, heshtët për prokurorin që iu kaloi kasetat

    TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi ka akuzuar ministren Elisa Spiropali në lidhje me rritjen e nivelit ekonopmik, për të cilin ajo foli gjatë seancës plenare që u mbajt në Kuvend.

    Teksa mbajti fjalën e tij, Murrizi u shpreh se Spiropali gënjen kur flet për rritje ekonomie pasi Shqipëria nuk është një vend i begatë në këtë fushë.

    Sipas deputetit është pikërisht numri i shtuar i personave të varfër, një nga pikat që pengon hapjen e negociatave për Shqipërinë.

    Më tej Murrizi theksoi se akuzohen hapur prokurorët por në momentin që u ‘kalojnë kasetat’, heshtin.

    Paskemi jetuar në një vend të begatë. Sipas ministres shteti ynë ka punë. Por pot ë kishte punë, siç thotë ajo shqiptarët nuk do ishin arratisur drejt rrugëve të Europës.

    Nuk do ishin duke vuajtur për kafshatën e bukës. Madje Franca na e tha troç, numrii  halelxhinjve në Shqipëri nuk na i hap negociatat.

    U morët me tërmetin, bam këtej e bam andej. Por më pas akuzoni prokurorët. E kur ju përcjellin kasetat dhe kalojnë vetingun, heshtni (referuar prokurorit Besim Hajdarmataj që kalo vetingun dhe u rikonfrimua në detyrë)

    Nuk bëhet kështu Reforma në Drejtësi jo,”- tha Murrizi ndër të tjera.

     

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment