Politike

Murrizi ‘shpërthen’ kundër Denajt: Pse e fale atë gjobën e Bankers? E ke kontrolluar ndonjëherë këtë kompani? (VD)

Murrizi i ka bërë disa pyetje Denajt, duke i kërkuar që të heqin dhe aplikacionin për raportime kundër binzeseve që nuk japin kupon tatimor, dhe e quajti aplikacion të spiunave.

TIRANË- Deputeti i opozitës, Myslim Murrizi ka ‘shpërthyer’ kundër Ministres së Financave, Anila Denaj në lidhje me aksionin anti-informalitet dhe gjobën e falur ndaj Bankers Petrolium.

Murrizi i ka bërë disa pyetje Denajt, duke i kërkuar që të heqin dhe aplikacionin për raportime kundër binzeseve që nuk japin kupon tatimor, dhe e quajti aplikacion të spiunave.

Ju jeni të pangopur nga diktatura dhe po kërkoni që të beni një ushtri me vullnetarë që të spiunojë. Unë nuk e shkarkoj atë aplikacionin për spiunët dixhital, pasi i kam përzënë në që në 1991 të gjithë spiunët dhe do i përzë dhe nga ky Kuvend nëse ka ende. Unë të them pse e ke falur atë gjobën e Bankers ti thua jo është pezulluar. Pse e ke pezulluar? Më thuaj kush e kontrollon këtë subjekt, pse nuk keni shkuar asnjëherë për kontroll tek Bankers? Më thuaj sa vjet ka kjo kompani që ka dorëzuar bilanc financiar?  Ke dërguar kontroll tek Gjikuria? Jo. Po pse nuk e keni dërguar, ajo thotë që ka fituar 1 milionë dollarë dhe kërkon që të bëj një investim miliona dollarë, por me çfarë lekësh do investojë kjo kompani?”, u shpreh ndër të tjera Denaj.

Seanca plenare sot u shoqërua me debate të forta. Deputeti Murrizi zhvilloi një interpelancë me Anila Denaj për aksionin anti-informalitet dhe gjobën e “Bankers”. Rama ka shpërthyer sot në fjalën e tij duke akuzuar prokuororët dhe gjyqtarët se janë pjesë e një grupi të strukturaur kriminal, KÇK. Kryeministri u shpreh se shumë shpejt do të ketë një ligj special për të goditur KÇK-në.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment