Aktualitet

Murrizi pas ‘zbulimit të pazareve’: Po i nxjerrin të palarat njëri-tjetrit, dëgjoni se fija këputet kur fillon hollohet, ‘kapo’ të merren vesh dhe….

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Murrizi shkruan se ky është vetëm fillimi dhe se tashmë dy liderët, Rama dhe Basha do të fillojnë t'i nxjerrin të palarat njëri-tjetrit.
Featured image of article: Murrizi pas ‘zbulimit të pazareve’: Po i nxjerrin të palarat njëri-tjetrit, dëgjoni se fija këputet kur fillon hollohet, ‘kapo’ të merren vesh dhe…. Myslim Murrizi, deputet

TIRANË– Myslim Murrizi ka komentuar deklaratën e kryedemokratit Lulzim Basha, i cili ditën e sotme zbuloi se kryeministri Edi Rama i kishte propozuar postin e kryeministrit, në rast se ai vetë bëhej President.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Murrizi shkruan se ky është vetëm fillimi dhe se tashmë dy liderët, Rama dhe Basha do të fillojnë t’i nxjerrin të palarat njëri-tjetrit. Nisur nga kjo, sipas Murrizit është e kotë që të bëhen votimet dhe mjafton që thjesht ‘kapot’ të merren vesh me njëri-tjetrin dhe të vijojë rrotacioni.

Statusi i plotë

Atehere une “ PROPOZOJ” qe te mos behen me votime kot, sepse ka kosto te larte financiare, por “ kapot” te meren vesh me njeri tjetrin dhe te pranojne me “ dhimbje” kete “ sakrifice” te madhe per hater te SHQIPERISE dhe SHQIPETAREVE. NJERI PRESIDENT. TJETRI KRYEMINISTER. Pastaj kur te merziten te bejne. “RROTAÇILE” se nuk u be qameti dhe QYTETAREVE tua paraqesin si mender “ rrotacion”. Keshtu besoj qe “kenaqen” te gjitha palet. Keta “ PENTITOT” shplodhen duke nderruar karriket me njeri tjetrin pa ZGJEDHJE, dhe POPULLI ben sikur VOTON çdo 4 vjet. Dhe Shqiperia ecen “ para” dhe futet ne BE nga deklaratat pro perendimore dhe emocionale te disa deputeteve qe mbreme “ shpetuan” ATDHEUN, KOMBIN, SHQIPERINE DHE SHQIPTARET nga “ puçi” i shtetit qe po behej nga ne “ “tradhetaret” qe kemi kerkuar. LISTA TE HAPURA. SOT ESHTE VETEM FILLIMI. EHHHHH SA DO DEGJOJNE SHQIPTARET KETO DITE!!!!. Populli thote: FIJA KEPUTET DUKE U HOLLUAR

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më herët në një konferencë për mediat kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh se Edi Rama për tre muaj rresht mars-prill-maj i kishte dërguar ndërmjetës për një marrëveshje që ai e quan pazar të pistë. Basha tha se Rama i kishte thënë se pakti do të ishte “ti Kryeministër e unë President”.  

Kjo deklaratë erdhi gjatë një conference për shtyp që mbajti kryedemokrati Basha, pasi Komisioni i Ligjeve me një seancë të beftë, e me një votim të dyshimtë hodhi poshtë marrëveshjen e 5 qershorit. Maxhoranca ka mbështetur opozitën e re, për të votuar paketën me ndryshimet kushtetuese, ku miratohen 3 ndryshime të kundërshtuara nga opozita PD-LSI. E para, ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, së dyti, listat e hapura dhe së treti pragu 5% për partitë e vogla. Drafti me ndryshime do të kalojë në Kuvend, ndërsa PS dhe kryeministri Edi Rama kanë dalë publikisht hapur këtij vendimi. Komisioneri Oliver Varhelyi ka kundërshtuar këtë akt, duke thënë se e vetmja marrëveshje që duhet të miratohet është ajo e 5-qershorit, ndërsa propozime të tjera, duhet të diskutohen më vonë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment