Politike

Murrizi: Parimorë të mëdhenj ju që nuk merrni vaksinën ruse e kineze, po t’ju kontrollosh natën në shtëpi, ju gjen fotografinë e Stalinit

VIDEO
Murrizi tha se shqiptarët më 25 prill duhet tu japin apsrat politikanëve, përndryshe do të ikin edhe këta që janë këtu. 
Featured image of article: Murrizi: Parimorë të mëdhenj ju që nuk merrni vaksinën ruse e kineze, po t’ju kontrollosh natën në shtëpi, ju gjen fotografinë e Stalinit Myslim Murrizi

TIRANË– Deputeti Myslym Murrizi ka deklaruar se asnjë nga politikanët në Shqipëri nuk janë aq parimorë saqë të refuzojnë vaksinën kineze apo ruse.

Nga Kuvendi i Shqipërisë, Murrizi tha me ironi se po t’i kontrollosh politikanët nëpër shtëpitë e tyre, me siguri u gjen edhe fotot e Stalinit. 

Murrizi tha se shqiptarët më 25 prill duhet tu japin apsrat politikanëve, përndryshe do të ikin edhe këta që janë këtu. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pjesë nga fjala e Murrizit:

Myslym Murrizi: Si mund të hyjmë në Europë kur nga kjo maxhorancë. Ju duhet t’i thoni burgut hapu që keni shkruajtur një kontratë përluëse me Pfizer, për 500 mijë vaksina. Ta dinë shqiptarët që kontrata juaj me Pfizer mbaron në vitin 2022. Ju merrni kredi njëherë në dy seanca, do rregulloni ujësjellësin. Në emër të kujt i merrni këti kredi? Në emër të kujt? Të gjithë mendojnë fatin e keq, ah sikur ta kisha unë atë vaksinë. Parimorë të mëdhenj ju, nuk i doni vaksinat e rusëve. Ju po t’ju kontrollosh natën në shtëpi, ju gjen fotografinë e Stalinit. Ju dilni andej nga Rinasi dhe bëni si eskortë. Si mund të hyni në Europë? Ju detyrojnë ambasadorë të vende të ndryshme. E dëgjova me vëmendje zotin Gjoni, citoi një ambasador. I tha publikisht se sa bari dhensh vijnë të emëruar me punë. Unë shumë pak i ndjek se këta bëhen dynet nga gjuha. A nuk ishte me mua ti në takim kur ambasadori Bochardt na kërkoi të votonim? A e hapi më zërin e gojës? Punët e mira do t’i bëjmë edhe më mirë të gjithë bashkë më 25 prill. Po shqiptarët kush i ka lënë kaq kohë, kaq larg Europës. Shqiptarët më 25 prill duhet t’ju japin apsrat, përndryshe do të ikin edhe këta që janë këtu. Populli thotë nga toka e keqe largohu se të lë fëmijët pa bukë, nga njeriu i keq mos u largo por përballu.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment