Politike

Murrizi: Nesër opozita e re takim me ambasadorët, duan të na përjashtojnë nga ‘Zgjedhorja’! Qefalia: S’është qëllimi ynë

Në fokus të takimit do të jetë Reforma Zgjedhore. I ftuar në studion e "Repolitix" në Report Tv, Murrizi hodhi akuza ndaj mazhorancës se po synon që të përjashtojnë opozitën e re nga Reforma Zgjedhore, po tha se "rebelët" siç ai i quajti, nuk do ta lejojnë një gjë e tillë.
Përditësuar:

TIRANË– Myslim Murrizi ka deklaruar se ambasadorët e huaj në Shqipëri ditën e nesërme në orën 09:00 do të zhvillojnë një takim me shtatë deputetët e opozitës së re.

Në fokus të takimit do të jetë Reforma Zgjedhore. I ftuar në studion e “Repolitix” në Report Tv, Murrizi hodhi akuza ndaj mazhorancës se po synon që të përjashtojnë opozitën e re nga Reforma Zgjedhore, po tha se “rebelët” siç ai i quajti, nuk do ta lejojnë një gjë e tillë.

Deputetit i PS-së, Xhemal Qefalia tha se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, por vuri theksin se PS-ja, kërkon që kjo Reformë të miratohet edhe me prezencën e PD-së.

Nuk është në objeksionet tona që të anashkalohet opozita e re. Kanë të drejtë të votojnë. Mazhoranca dhe Komisioni që është ngritur e ka marrë në konsideratë dhe pjesën e tjetër, gjë për të cilën ka pasur kontestime nga opozita në parlament sepse duam s’duam është pjesë reale dhe duhet të jetë pjesë e tavolinës”, tha Qefalia.

Marrë nga Shqiptarja.com

(f.m./dosja.al)

Shto Koment