LIVE UPDATES
Aktualitet

Murrizi kërkoi që të largohej, Hajdari: Nuk ka rëndësi, beteja jonë janë listat e hapura! marrëveshjen për Reformën e

12 Qershor 2020, 19:56 Nga DOSJA
Murrizi kërkoi që të largohej, Hajdari: Nuk ka rëndësi,

TIRANË– Për të folur lidhur me zhvillimet e fundit për marrëveshjen e arritur mes palëve për Reformën në Drejtësi, në Abc News përballë gazetares Mirela Milori ishte bashkë-kryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari.

Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore, deputeti Myslym Murrizi në një komunikim me mediat tha, ndër të tjera se ka kërkuar zëvendësimin e Rudina Hajdarit. Për komentet e Murrizit, Rudina Hajdari u shpreh gjatë bisedës në studio se “këto janë deklarata që nuk kanë shumë rëndësi për momentin.”

Sipas Hajdarit, e rëndësishme tani është “beteja jonë që është hapja e listave.”

Hajdari u shpreh: “Këto janë deklarata që nuk kanë shumë rëndësi për momentin. Ajo që ka rëndësi është beteja jonë, që është hapja e listave. Sa i përket individëve, hap pas hapi disa njerëz…unë jam mësuar me këtë gjë. Mundohem të mos jem pjesë e asnjë loje. Ambienti është i vështirtë por duhet të ecim përpara. Sidomos me ndryshimin e sistemi zgjedhor.”

Nga ana tjetër, sa i përket listës me 29 firma për ndryshimin e Neneve 64 dhe 68 të Kushtetutës, Hajdari deklaroi se firma e saj nuk ndodhej në atë listë pasi ende nuk ka pasur mundësinë që ta shohë në mënyrë të hollësishme.

Nuk e kam parë në mënyrë të hollësishme, kam pasur angazhim të tepërt sot. Më lini pak kohë që ta shoh se çfarë është kërkuar, ” u shpreh ajo.

Sa i përket marrëveshjes së arritur mes palëve, deputetja u shpreh se ajo duhet të mbesë por me disa “shtesa”.

E pyetur nëse do ta votojë marrëveshjen në Parlament, Hajdari theksoi se kështu siç është marrëveshja nuk do ta marrë votën e saj. Megjithatë faktin që ajo e ka firmosur këtë të fundit e argumenton duke thënë firma e saj tregon se shkon përtej interesave të saj personale.

Hajdari: “Kështu siç është nuk e votoj në parlament, e kam firmosur sepse firma ime në atë letër, vetëm tregon që unë shkoj përtej interesave të mia personale. Nuk dua që Shqipëria të ketë asnjë lloj pengese në integrimin në Evropë. Është marrëveshje që ka disa elemente pozitive, si identifikimi biometrik, edhe pse një element që mund të jetë i parealuzueshëm. Palët arritën shumë pak gjëra. Nuk bëmë as depolitizimin e administratës zgjedhore.”

Po ashtu, Hajdari ka treguar se gjatë orëve të shumta të kaluara me ndërkombëtarët nuk ka munguar as ngritja e zërit nga të gjitha palët. Ajo më pas tregon se, qarkulluan zëra që nëse nuk arrihej marrëveshja mund të niste një luftë civile.

Hajdari: “Ka pasur tone të larta nga të gjitha palët, edhe nga ambasadorët. Sepse marrëveshja ishte e rëndësishme. Nëse nuk arrinim të bënim këtë marrëveshje mund të kishte luftë civile, shtatori do vinte, gjërat mund të radikalzioheshin. U diskutua që Maqedonia e Veriut të merrte statusin, ne te mbeteshim të izoluar…Lufta Civile ishte gjë që qarkullonte në ajër, nuk u tha drejtpërdrejtë. Protestat mund të japin efekte shumë negative ndaj vendit tonë. Prandaj unë jam firmëtare në atë marrëveshje.”

“Kam parë shumë gjëra në atë tryeze, kam parë individë që të dalin jashtë karakterit të tyre. Por e shikoja që e kishin të pamundur që të flisnin në nivelin njerëzor. Të kishin një sens kompromisi mes tyre,” u shpreh më tej Hajdari.

Sa i përket zgjedhjeve që do të vijnë, Hajdari nuk tha qartë nëse do të ishte me PD apo parti të re, por theksoi se është e sigurt se në zgjedhje do të jetë.

Marrë nga abcnews.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet myslym murrizi rudina hajdari myslym murrizi rudina hajdari

Sondazh

Poll
Aktualitet 12 Qershor 2020, 17:03

TIRANË– Motra e Hekuran Billës, personi i fundit që ia dëgjoi zërin para ekzekutimit, ka zbërthyer telefonatën që patën mbrëmjen e kaluar. Përballë g...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni