Politike

Murrizi: Kam ambiciet e mia, do kandidoj në katër qarqe! Kushtetuesja? Shtatanike, u shkel çdo procedurë për shkak të presionit ndërkombëtar

I pyetur për ngritjen dhe funskionalitetin e Gjykatës Kushtetuese, Murrizi tha se nuk shikon ndonjë hap të madh në këtë mes dhe se gjërat kanë bërë me procedura të nxituara për shkak të presionit të ndërkombëtarëve. Murrizi madje, e quajti Kushtetuesen, një Gjykatë shtatanike.
Featured image of article: Murrizi: Kam ambiciet e mia, do kandidoj në katër qarqe! Kushtetuesja? Shtatanike, u shkel çdo procedurë për shkak të presionit ndërkombëtar Myslim Murrizi

TIRANË– Kreu i partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi tha se ka ambicie për zgjedhjet dhe se do të ketë kandidatët e tij në të 12-a qarqet. I ftuar në “Report TV”, Murrizi shtoi se vetë do të kandidojë në Tiranë, Fier, Elbasan, por po mendohet për të kandiduar edhe në Korçë ose Durrësi.

I pyetur për ngritjen dhe funskionalitetin e Gjykatës Kushtetuese, Murrizi tha se nuk shikon ndonjë hap të madh në këtë mes dhe se gjërat kanë bërë me procedura të nxituara për shkak të presionit të ndërkombëtarëve. Murrizi madje, e quajti Kushtetuesen, një Gjykatë shtatanike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Partia LDSH do kandidoj në të 12 qarqet dhe kam ambicie për çdo qark, unë do të luaj fort me njerëz që nuk janë etiketuar si xhepista, tenderista etj.  Emri i Myslim Murrizit do të jetë në Fier, Tiranë, Elbasan dhe në Korçë ose Durrës. Për Kushtetuesen…Unë nuk jam nga ata që rrahin daullet, nuk është në ditët e veta normale, është shtatanik si çdo gjë që lind pa plotësuar ciklin dhe duke shkelur çdo procedurë. Kuvendit i erdhi një kandidat, kur neni 125 i Kushtetutës thotë hapur se duhet të jetë 3 të renditur nga KED.  Çdo gjë që bëhet me nxitim për teka apo egot të kujtdo qoftë të brendshëm dhe të jashtme janë pa rezultat të madh. Gjykata Kushtetuese nuk do të bëhet kurrë me 9 anëtarë edhe për 5 vite të tjera, se 3 anëtarët do i zgjedhë Gjykata e Lartë që nuk ka filluar ende të krijohet,”- tha Murrizi ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment