Politike

Murrizi i drejtohet Lleshajt: Tre ministra në tridhjetë vite kanë tentuar të bëjnë paradë dhe show, jeni shumë të vegjël për dërdëllisje

VIDEO
Murrizi iu drejtua ministrit Sandër Lleshaj për të cilin tha se veprimi që ka bërë kundrejt deputetëve duke iu sjell policinë është akt i turpshëm.
Featured image of article: Murrizi i drejtohet Lleshajt: Tre ministra në tridhjetë vite kanë tentuar të bëjnë paradë dhe show, jeni shumë të vegjël për dërdëllisje Murrizi

TIRANE– Dita e sotme në kuvend nuk ka kaluar pa debate mes politikanëve të pranishëm. Në fjalën e tij deputeti Myslym Murrizi iu drejtua ministrit Sandër Lleshaj për të cilin tha se veprimi që ka bërë kundrejt deputetëve duke iu sjell policinë është akt i turpshëm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dy fjalë për ministrin e Brendshëm. Tre ministra në tridhjetë vite kanë tentuar të bëjnë paradë dhe show me deputetët. Dy kanë ikur si spata pa bisht, njëri që donte të hiqte xhamat e makinave në oborr të kuvendit, tjetri që bëntë videoklip duke gjëmuar makinën e Kodhelit gjasme nuk kishte rrip, dhe akti i turpshëm i juaji i ministrisë ishte ndëshkimi i prurjes së policisë si në kohë të munizmit para deputeteve, jeni shumë të vegjël për ta bërë këtë dërdëllisje, si ti si shoferi i Eskobarit.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment