Politike

Murrizi kundër qeverisë: Po bën show me OFL-në, në Kuvend nuk është asnjë dokumentin për miratimin e anti-KÇK-së

Murrizi u shpreh se ai ka kritika për qeverinë dhe operacionin që është bërë sot.
Featured image of article: Murrizi kundër qeverisë: Po bën show me OFL-në, në Kuvend nuk është asnjë dokumentin për miratimin e anti-KÇK-së Myslim Murrizi, deputet

TIRANË- Deputeti demokrat, Myslym Murrizi, ka folur sot për Operacionin Forca e Ligjit, në kuadër të paketës anti-KÇK, dhe tha se është një show nga ana e qeverisë.

I ftuar sot në emisionin “Open”, Murrizi u shpreh se ai ka kritika për qeverinë dhe operacionin që është bërë sot.

“Ky ligj në fillim ishte për të luftuar KÇK-në dhe në situate emergjente ligji duhet të vijë në Kuvend për 24 orë. Ne kemi 2 ditë që e presim dhe nuk e kanë sjellur akoma. Do presin 45 ditë sa kanë afat zyrtar për të bërë 45 shfaqje me këtë OFL-në”, tha deputeti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të paketës “Anti KÇK” deklaroi se do u bëhet ferr jeta kriminelëve. Rama u dha ultimatum ’bosëve’ dhe të ‘fortëve’, teksa u shpreh që nëse nuk justifikojnë pasuritë, brenda muajit do t’iu sekuestrohet gjithçka. Ai shtoi se që nga nesër një letër do u drejtohet këtyre subjekteve dhe brenda 48 orëve do u kërkohet të plotësojnë kërkesat e formularit për burimin e pasurisë së tyre.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment