Politike

Murrizi sfidë Ramës: Spiunët dhe komunistët i kemi në Kuvend, SPAK e KLP. Hajde voto ligjin t’i heqim (VD)

Sipas Murrizit komunistët dhe spiunët janë në Kuvend, në SPAK, në KLP dhe në Prokurorinë e Përgjithshme.
Featured image of article: Murrizi sfidë Ramës: Spiunët dhe komunistët i kemi në Kuvend, SPAK e KLP. Hajde voto ligjin t’i heqim (VD) Myslim Murrizi

TIRANË- Deputeti demokrat, Myslim Murrizi, ka replikuar me Kryeministrin Edi Rama duke i thënë se ai është gati që të heqin të gjithë komunistët nga shteti. Sipas Murrizit komunistët dhe spiunët janë në Kuvend, në SPAK, në KLP dhe në Prokurorinë e Përgjithshme.

Na fole për komunistët, po hajde t’i heqim që nga Kuvendit në radhë të parë e deri institucionet e tjera. Komunistët i kemi në Kuvend, i kemi në KLP me Sheshin e Seitajn, i ke në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në SPAK. Po nuk ke ndonjë çengel në fyt hajde ta votojmë bashkë ligjin t’i heqim spiunët e komunizmit”, u shpreh Murrizi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deklaratat u bënë sot në Kuvend, gjatë një seance që pati në fokus amendimet për paketën Anti-KCK, ligjin për shpronësimet dhe për nxjerrjen nga sistemi të bashkëpunëtorëve të komunizmit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment