Politike

Myslim Murrizi tregon skandalin: “Bankers” ka paguar nga 400 mijë euro baballarë deputetësh. Ç’patët mo, jeni synetllosur nga gjuha?

VIDEO
Deputeti ka hedhur akuza dhe kundër deputetëve ku tha “Jemi të mbërthyer prej atyre që sjellin naftë dhe kurrë nuk kemi kurajo që të ulim çmimin e naftës, këtu te ne ruajnë të njëjtin çmim, pasi pjesën që rjepin e ndajnë me këto që janë këtu mbrapa. E gjithë nafta në botë ka një ulje me 50 dollarë fuçia”.
Featured image of article: Myslim Murrizi tregon skandalin: “Bankers” ka paguar nga 400 mijë euro baballarë deputetësh. Ç’patët mo, jeni synetllosur nga gjuha? Myslim Murrizi, deputet

TIRANË- Deputeti Myslym Murrizi ka folur me tone të forta në Kuvend, ku ka hedhur akuza kundër kompanisë “Bankers”.  Deputeti ka hedhur akuza dhe kundër deputetëve ku  tha “Jemi të mbërthyer prej atyre që sjellin naftë dhe kurrë nuk kemi kurajo që të ulim çmimin e naftës, këtu te ne ruajnë të njëjtin çmim, pasi pjesën që rjepin e ndajnë me këto që janë këtu mbrapa. E gjitha nafta në botë ka një ulje me 50 dollarë fuçia”. Më tej demokrati u shpreh se deputetët po heshtin para një skandali, që sipas tij janë paguar baballarët e tyre e ndaj nuk flasin.

Ç’patët mo, jeni synetllosur nga gjuha? Bankers Petrolium, nuk e pamë që ta përmendte asnjë prej jush, të gjithë paguheni nga ta?! Mbi 1 milionë ton naftë ikin në tregjet e huaja me 15 euro më lirë, nga sa e ka marrë ajo rafineri. Nuk flisni! Ka deputetë që i kanë kthyer baballarët e tyre në zyra avokatie dhe marrin nga 400 mijë euro nga Bankers. Këtu, këtu! Autoriteti i Konkurencës nuk është një insitucion privat, paskan ardhur thotë ministrja disa përfaqësues dhe janë takuar me Taulant Ballën dhe me kryetarin e Bashkisë në Kuvend. Ai është takim partie.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Boll u bëtë ortak me ata hajdutët e Bankersit që prej 12 vitesh nuk paguajnë tatimet, që drejtoria e Doganave i gjobiti me 100 milionë euro dhe ia bllokoi kjo ministrja që e kam këtu mbrapa këtu. 109 mijë subjekte që ka Shqipëria vetëm për këtë ndodh që të bllokohet gjoba. Nuk bllokohet se Latifin e merr në telefon Engjëlli, ka naftë Shqipëria ka, prandaj e blejmë më shtrenjtë se të gjitha vendet që na rrethojnë”- u shpreh ndër të tjera Murrizi.

(A.B. Dosja.al)

Një Koment në “Myslim Murrizi tregon skandalin: “Bankers” ka paguar nga 400 mijë euro baballarë deputetësh. Ç’patët mo, jeni synetllosur nga gjuha?

  1. O MYSLYM MURRIZI a po na e merr ne goje ME gjithe gruan tende

Shto Koment