Politike

Murrizi: 70% e tenderave kanë pasur fitues të paracaktuar, nuk po kërkojmë koncesione por lista të hapura

VIDEO
Murrizi ka deklaruar se 70% e tenderave në Shqipëri kanë pasur vetëm një pjesë në garë. Ai tha se fituesit e tenderave kanë qenë të paracaktuar.
Featured image of article: Murrizi: 70% e tenderave kanë pasur fitues të paracaktuar, nuk po kërkojmë koncesione por lista të hapura Myslim Murrizi

TIRANË- Deputeti Myslim Murrizi ka rishprehur edhe njëherë kërkesën për lista të hapura. Në seancën e sotme plenare ai deklaroi se kjo është një kërkesë e 80% të shqiptarëve. Ndërkohë, Murrizi theksoi më tej se 70% e tenderave në Shqipëri kanë pasur vetëm një pjesë në garë, duke patur kështu të paracaktuar edhe fituesin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Halli i madh i kësaj salle kanë qenë tenderat, ku vjen puna sesi ndahen keni qënë në sinkron të plotë. Kemi firmosur para publike rreth 25 miliardë euro,  kur ju kanë ngrohur xhepat keni thënë janë të suksesshëm, në të kundër keni ngritur akuza.  70 % e tenderave i ka dhënë me një pjesëtar në garë, me fitues të paracaktuar. Do doja që sot në raport të ishte kryetarja e agjencisë së Prokurimeve Publike por e shkarkuat para 7 ditësh. Një herë në 8 vjet ndryshohen pronarët e dhënies së tenderave. E keni ndarë mendjen t’i vini tra të gjitha rrugëve. Unë kam qenë këtu kur qytetarët e Kukësti u ngritën për të thyer trauan. U thye si vesë. Rruga e kombit nuk ka bërë vezën e kuqe në krahasaim me rrugët e tjera.  Po më gjeni një tender që ju kanë kërkuar këtu në 30 vite.  Kur keni qënë në këtë sallë keni ndryshuar kushtetutën sa herë të doni.Ne kemi kërkuar atë që duan 80% e shqiptarëve, listat e hapura. Ua keni mbyllur kutitë shqiptarëve dhe u keni thënë dy alternativa atyre. Koha për pazare nuk do të jetë aq e qetë. Ne kërkojmë një kompromis. Ju qëndroni një pazari i 21 prillit e më pas  shkoni dhe qaheni te ndërkombëtarët. Çfarë kërkuam ne. Ne kërkuam një të drejtë.  Ne nuk kërkojmë tendera. Unë personalisht janë viktimë e dy mandave të vjedhura. Pse një marrëvbeshje të sinqertë doni ta quani pazar? Kur bëni pazar ju me njëri-tjetrin e bëni në kurriz të shqiptarëve. Po ta kishit kërkuar këtë që kërkojmë ne, padyshim që do të ishte e mirë. Problemi është se e kërkojmë ne. Më paska humbur Taulanti hajde këtu se votat nuk janë ferra., u shpreh Murrizi.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment