Sport

“Muriqi nuk është sulmuesi i duhur për Lacion, Fiorentina ekipi ideal për të”

“Muriqi është lojtar që pret topin në zonë nga kroset, por kjo nuk është ajo që bën Lacio. Ndoshta ai mund të jetë ideal për Fiorentinën. Muriqi është ai që i mungon violave për të finalizuar punën e Kastrovilit dhe Riberi”
Featured image of article: “Muriqi nuk është sulmuesi i duhur për Lacion, Fiorentina ekipi ideal për të”

ITALI – Sulmuesi “dardar” Vedat Muriqi, pas shume peripecish, këtë verë kaloi nga Fenerbahçe te Lacio. Por pritshmëritë ndaj tij kanë qenë thuajse një zhgënjim total. Ai nuk ka arritur të shënojë qoftë edhe një gol për lacialët, ndërkohë që çifti i pretenduar Muriqi-Imobile, ka mbetur thjeshtë një dëshirë e parealizuar.

Kritikat nuk kanë munguar, teksa së fundmi përflitet edhe për një tranferim të tij të mundshëm gjatë janarit, ku Fiorentina mund të jetë stacioni tij i ri. Menaxheri i njohur, Danilo Karavelo, që e njeh shumë mirë futbollin italian, ka një këshillë për Muriqin.

“Nuk kemi pasur mundësi ta shohim shumë, por nuk mendoj se është sulmues për lojën e Lacios. Jo se nuk është i mirë, por ndoshta ishte nevoja për një sulmues me cilësi më të ndryshme, duke pasur parasysh lojën e lacialëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Muriqi është lojtar që pret topin në zonë nga kroset, por kjo nuk është ajo që bën Lacio. Ndoshta ai mund të jetë ideal për Fiorentinën. Muriqi është ai që i mungon violave për të finalizuar punën e Kastrovilit dhe Riberis. Ai është qendërsulmues, ndërsa Lacio ka nevojë për diçka tjetër”,- ka përfunduar “këshillën” e tij menaxheri Danilo Karavelo.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment