Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Sport
Muriqi gjithnjë e më larg. Në horizont West Bromwich, e ardhmja e mundshme…
15 Janar 2022, 05:55Nga DOSJA
ITALI – Vedat Muriqi gjithnjë e më larg Lazios. Lotito është duke pritur ofertën e duhur, ai dëshiron të marrë të paktën disa para, pasi ka shpenzuar gati njëzet milionë një vit e gjysmë më parë. Lojtari ka ndaluar së ndjekuri profilet sociale të bardhekaltërve.
Ai e bën të qartë se po largohet dhe se marrëdhënia me klubin është në minimum. Mbrëmjen e djeshme nga Turqia qarkulloi një thashethem: Vedat gati të largohej për t’u bashkuar me West Bromwich, klub që luan në Championship.
Bashkëshortja e Muriqit brohorit për rikthimin në Fenerbahçe. Për momentin, pista turke nuk duhet të konsiderohet konkrete. Nga ana tjetër, një zgjidhje huazimi në Angli është më e lehtë. Përveç opsionit të West Bromwich, ditët e fundit është folur edhe për Hull Cityn, po ashtu në kategorinë e dytë angleze, apo dhe Leeds, klubi i vetëm në Premier League.
Në rrjetet sociale, tifozët e Leeds kanë shprehur të gjithë zhgënjimin e tyre për operacionin e mundshëm. Gjithsesi sulmuesi Muriqi është jashtë planeve të Sarrit, por mund të zhbllokojë merkaton e Lazios. Pritet vetëm oferta e duhur. Futbollisti, siç duket, mezi pret të shkojë për të rifilluar karrierën.
Sakaq, gazetari i specializuar në fushën e transfertave, Gianluca Di Marzio, raporton se CSKA e Moskës është futur në bisedime me Lazion për ta transferuar sulmuesin e Kosovës drejt Rusisë. Gjithsesi gjithçka është e hapur…
B.T (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
FRANCE – Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino, ka bërë këtë të premte një përditësim për gjendjen shëndetësore të Neymar.Braziliani, i cili po rikuperoh...
GJERMANI– Në javën e 19-të të Bundesligës gjermane, Borussia Dortmund ia doli të fitojë ndaj Freiburg me shifrat 5-1 dhe shkon përkohësisht -3 nga Bayern ...
ANGLI- Është një kohë absolutisht e vështirë për karrierën e Pierre Emerick Aubameyang. Pasi humbi vendin e titullarit dhe shiritin e kapitenit te Arsenal,...
FRANCË– Kampionët e Francës Lille kanë zyrtarizuar blerjen më të re dhe ai është Edon Zhegrova. Sulmuesi i cili ishte pjesë e Basel në Zvicër do të l...
ANGLI- Arsenal ka paraqitur një kërkesë në Premier League për shtyrjen e ndeshjes ditën e dielë kundër Tottenham.Shkak është bërë situata në ekipin e Mikel Arte...
ITALI- Nëna e Oriana Sabatinit, aktorja dhe modelja venezueliane Catherine Fulop – po merr pjesë në edicionin MasterChef Celebrity në Argjentinë. Mes një ...
ANGLI- Tashmë është zyrtare, Coutinho është larguar nga Barcelona dhe është transferuar te Aston Villa në huazim. Aventurë e re, por e njëjta bukuri e fatit. Në...
SPANJË-Real Madrid do të duhet të bëjë pa Dani Carvajal në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Athletic Bilbaos, planifikuar për të dielën në Riad. Mbro...
ITALI-Fitimi i Superkupës nga ana e Interit ka treguar edhe më shumë forcën që ka ekipin në drejtimin e Simone Inzaghit. Zikaltrit mposhtën Juventusin 2-1, ndër...
ITALI– Dëmtimi i Tomorit te Milan ka prishur humorin te drejtuesit kuqezi. Tani duhet me patjetër një qendërmbrojtës për të mbuluar pozicionin e anglezit ...