Rajoni

“Muret i shembni, por jo teatrin”, qytetarët në Prishtinë solidarizohen me artistët në Tiranë, protestë simbolike në prishtinë

Me pankarta në duar dhe me një distance 2 metra nga njëri-tjetri, qytetarët kanë protestuar të qetë dhe pa incidente.
Featured image of article: “Muret i shembni, por jo teatrin”, qytetarët në Prishtinë solidarizohen me artistët në Tiranë, protestë simbolike në prishtinë Protesta në Prishtinë

KOSOVË- Qindra qytetarë në Prishtinë kanë zhvilluar sot një protestë simbolike, duke u solidarizuar me artistët që protestuan kundër shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Me pankarta në duar dhe me një distance 2 metra nga njëri-tjetri, qytetarët kanë protestuar të qetë dhe pa incidente. Ata kanë qëndruar para teatrit me maska dhe me pankarta në të cilat kishte mbi shkrime si “Muret i shembni, por jo teatrin”, “Me teatrin” dhe të tjera.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga ana tjetër në shenjë solidarizimi, kundër shembjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri i Gjilanit, Teatri “Hadi Shehu” – Gjakovë”, Teatri “Bekim Fehmiu” Prizren, Teatri “Adriana” – Ferizaj”, Teatri “Muharrem Qena” – Mitrovicë, Qendra Multimedia”, “Teatri Oda”, Teatri “Urban”, “Etno Teatri – Kukaj”, kanë anuluar shfaqjen “Skënderbeu ose dashuri dhe liri”, e cila ka qenë e planifikuar në kuadër të kalendarit online/livestream.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment