Politike

Mungojnë 5 votat në KQZ për dhënien e mandateve, PS i drejtohet Gjykatave për të zgjidhur ngërçin

PS do t'u drejtohet gjykatave për të marrë mandatet e përfituara nga zgjedhjet e 30 qershorit.
Featured image of article: Mungojnë 5 votat në KQZ për dhënien e mandateve, PS i drejtohet Gjykatave për të zgjidhur ngërçin KQZ

TIRANË– Partia Socialiste ka nisur betejën ligjore për të marrë nga Gjykata mandatet e përfituara nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Shkak për nisjen e betejës ligjore ka qënë vota kundër në çdo vendimmarrje nga ana e kreut të KQZ-së, Klement Zguri, i cili e ka bërë të pamundur dhënien e mandateve për këshillat bashkiakë pasi vendimi duhet të merret me jo më pak se 5 vota.

Kur Zguri ka deklaruar hapur se njeh dekretin e presidentit për zgjedhjet, PS i ëhstë drejtuar gjykatës për të marrë 20 bashkitë e para.

Kështu që të hënën Partia Socialiste do të depozitojë në Kolegjin Zgjedhor 15 padi për rezultatin e zgjedhjeve të 30 qershorit për këshillat bashkiakë. Socialistët do kërkojnë nga Kolegji zgjedhor shpërndarjen e mandateve edhe për 15 bashki të tjera.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjykata e Elbasanit ka vendosur të japë mandatet për kryebashkiakun e ri të Elbasanit, Gledian Llatja, dhe kryebashkiakun e Librazhdit, Kastriot Gurra. Ndërsa dy ditë më parë u dërguan 4 padi në Kolegj, për bashkinë e Urës Vajgurore, Konispolit, Devollit dhe Kuçovës.  

Nga ana tjetër Partia Demokratike ka deklaruar se nuk e njeh procesin zgjedhor të 30 qershorit duke i bërë apel Gjykatave që të mos i japin mandatet.

vijon…

(k.m.dosja.al)

Shto Koment