Politike

Mungoi sot në ceremoni! Basha MESAZH për së largu për “Defender 21”: Qeverisja jonë mundësoi atë që dukej e pamundur. FA-të të mbajnë lart krenarinë e kombit

VIDEO
Lulzim Basha tha se ishte meritë e qeverisë Berisha dhe e tij si ministër për anëtarsimin e Shqipërisë në NATO.
Featured image of article: Mungoi sot në ceremoni! Basha MESAZH për së largu për “Defender 21”: Qeverisja jonë mundësoi atë që dukej e pamundur. FA-të të mbajnë lart krenarinë e kombit Lulzim Basha

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka përcjellë mesazhin e tij së largu lidhur me nisjen e stërvitjes “Defender 21” në Shqipëria. Nga selia e PD-së, Basha tha se ishte meritë e qeverisë Berisha dhe e tij si ministër për anëtarsimin e Shqipërisë në NATO. Ndërsa kërkoi nga Forcat e Armatosura Shqiptare që të tregonin krenari gjatë pjesëmarrjes në stërvitje.


Falenderoj forcat e NATO-s për ushtrimin historik. Kam krenarinë dhe privilegjin që t’i uroj mirësjeardhjen. Qeverisja jonë dhe unë si ministër, mundësuam atë që dukej ëndërr e pamundur. I uroj mirësardhjen FA-ve, ndonëse që të në kushte të vështira prej neglizhencën, ta mbajnë lart krenarinë e kombit tonë. Do t’i tregojë rivalëve potencialë se aleanca është e gatshme të përballet me agresion. Vlerat të cilave u bashkohemi janë të pacënueshme,”-tha Basha.

Deklaratat e Bashës vijnë një ditë pas qëndrimit zyrtar të Partisë Demokratike për të mos njohur zgjedhjet e 25 prillit. Kjo mosnjohje sipas PD, së pari është ligjore dhe me mbledhjen e fakteve do të vendoset nëse do të jetë edhe politike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryetari i PD, Lulzim Basha nuk e sheh dorëheqjen si mundësi, pasi për të, ai dhe grupi i tij, janë të vetmit që mund ta shpëtojnë Shqipërinë. Është ende e paqartë rruga që do të ndjekë PD në këtë situatë, kur qeveria e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit 2021 iu është dhënë socialistëve me një konfirmim të pastër prej 74 mandatesh.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment