Sport

Mungoi në stërvitje për të vizituar shtëpinë e Ferrarit, privilegji i Ronaldos tërbon lojtarët dhe tifozët

Një vizitë e tillë nuk është pritur mirë nga shokët e skuadrës pasi portugezi nuk ishte i pranishëm në stërvitjen e së hënës dhe një privilegj i tillë ka shqetësuar ambjentin bardhezi.
Featured image of article: Mungoi në stërvitje për të vizituar shtëpinë e Ferrarit, privilegji i Ronaldos tërbon lojtarët dhe tifozët Cristiano Ronaldo

ITALI-Vizitë në shtëpinë e Ferrarit për Cristiano Ronaldon. Sulmuesi i Juventusit, së bashku me presidentin Andrea Agnelli, vizituan impiantin e Maranellos, të udhëhequr nga numri një i Exor, si dhe Cavallino, John Elkann dhe i shoqëruar edhe nga team principal Mattia Binotto. Një vizitë e tillë nuk është pritur mirë nga shokët e skuadrës pasi portugezi nuk ishte i pranishëm në stërvitjen e së hënës dhe një privilegj i tillë ka shqetësuar ambjentin bardhezi.

 

Disa lojtarë mendojnë se kjo liri është e tepruar, duke parë që skuadra erdhi pas një humbje me Milanin dhe se klubi rrezikon seriozisht të mbetet jashtë Champions League. Imazhet e Ronaldos që kishte dëshirë të admironte fazat e prodhimit të xhevahirëve Ferrari dhe më pas të pozoi me Charles Leclerc dhe Carlos Sainz Jr përbri SF21 filluan të qarkullojnë në rrjetet sociale, duke ngritur nervin e tifozëve të Juventusit.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment