Blerina Bala zgjidhet kryebashkiake e komanduar në Himarë/ Banorët shkaktojnë tensione në mbledhje, një prej tyre pështyn Tavon
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 Zgjedhja e drej...
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 Zgjedhja e drej...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
TIRANË – Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar lëshoi kritika ndaj qeverisë shqiptare për mënyrën se si po përdor fondet buxhetore për të financuar koncesionet me Partneritet Publik -Privat.
Në deklaratën për mediat Fondi theksoi se, rritja e shpejtë e stokut të Partneriteteve Publike Private (PPP) —që pritet të arrijë në 50 për qind të PBB-së në 2021, nga 33 për qind në vitin 2018—kërkon dyfishimin e përpjekjeve për të forcuar menaxhimin e investimeve publike (MIP).
Investimet publike të financuara me burime të brendshme (që nuk lidhen me tërmetin) janë rritur me shpejtësi që nga viti 2020.
Fondi theksoi se sfidat kryesore përfshijnë mungesën e transparencës mbi tejkalimin e kostove dhe afateve fillestare dhe mosrespektimin e proceseve të miratuara të përzgjedhjes dhe miratimit të projekteve, përfshirë këtu kur PPP-të përdoren për të anashkaluar tavanet buxhetore afatmesme. Është e rëndësishme të forcohet kapaciteti e MFE-së për të vepruar në mënyrë pro-aktive si një barrierë në përzgjedhjen e projekteve dhe të angazhohet në mënyrë aktive në proceset e vlerësimit dhe monitorimit.
FMN rekomandoi bashkërendim të proceseve për projektet e financuara nga buxheti dhe PPP-të. “Shqipëria do të përfitojë shumë nga përpjekjet e bashkërenduara për të monitoruar dhe menaxhuar më mirë risqet fiskale në rritje. Mungesa e të dhënave të sakta mbi ekspozimin e vërtetë të qeverisë ndaj PPP-ve është një sfidë kryesore” u tha në deklaratë.
Skemat e garancive për sektorin privat aktualisht në diskutim, mbështetja e ndërmarrjeve shtetërore, veçanërisht në sektorin e energjisë dhe ujit, me garanci sovrane (që po rriten) si dhe mbështetja e herëpashershme buxhetore gjithashtu i shtojnë risqet fiskale.
Në këtë kontekst, Fondi vlerësoi se, është e rëndësishme të rijetësohen reformat në sektorët e energjisë elektrike dhe të ujit, që janë vonuar në vitet e fundit. Angazhimi i vazhdueshëm ndaj transparencës dhe llogaridhënies, mbështetur në sisteme të forta të Menaxhimit të Financave Publike (MFP), mbetet prioritet.
Për vitin 2020 në Republikën e Shqipërisë rezultojnë 226 kontrata koncesioni/PPP të nënshkruara sipas Regjistrit Elektronik të publikuar në faqen zyrtare të ATRAKO.
Nga viti 2013, numri i projekteve të kërkuara nga sektorit privat në ofrimin e shërbimeve/punëve publike është rritur. Numri total i kontratave koncesionare/PPP të miratuara për periudhën 2004-2013 shënon vlerën 176 në total, ndërsa gjatë periudhës 2014-2020 janë miratuar 50 kontrata koncesionare/PPP , një pjesë e të cilave financohen me fonde buxhetore, kostot e të cilave janë më të lartë se praktikat e investimeve publike.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GREQI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një shqiptar pasi gjeti një foshnje 1 vjeçe, të braktisur në një rrugë në Aspropyrgos telefonoi men...
VLORË – Autoriteti Rrugor Shqiptar(ARRSH) hapi këtë të martë procedurën e prokurimit që ka në objekt ndërtimin e një rruge lidhëse me Aeroportin Ndër...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve në vend. Dosja.al, shqiptarja.com dhe Balkanweb kanë si lajm kryesor fotot e Redi Ballës, 22-v...
TIRANË– Redi Balla, 22-vjeçari i cili mbeti i plagosur në atentatin e mbrëmjes së djeshme në Komunën e Parisit, është mbështetës i ish-kryemin...
TIRANË– Reshje shiu, dëborë në zonat malore dhe pakëz diell, këto janë karakteristikat e ditës së sotme. Moti do të jetë i qëndrueshëm në orët e par...
TIRANË– Plagoset me armë zjarri Redi Balla! Ndërkohë që ndeshja Shqipëri-Poloni ishte në pushim, 22-vjeçari Balla po shkonte drejt makinës së ...
VLORË- Vilson dhe Fatjon Dautaj, babë e bir që u sulmuan me armë zjarri, thika e sende të forta në fshatin Mavrovë të Vlorës, janë lënë në “arrest shtëpie”...
TIRANË– Personi që shihni në fotot e mëposhtme është Redi Balla. 22-vjeçari u qëllua sot me armë zjarri brenda makinës së tij tek zona e Komun...
TIRANË– Personi që po shikoni në foto është Redi Balla, 22-vjeçari që iu bë atentat mbrëmjen e sotme tek Komuna e Parisit. Siç shihet e...
TIRANË– Sot në 20:45 do të nisë përballja e ekipit kombëtar të Shqipërisë me atë të Polonisë, një ndeshje që mund t’i vendosë ‘vulën’ rrugëtimit të ‘...