Aktualitet

Mungesë termometrash dhe tualetesh/ Shkolla 9-vjeçare në Dibër shfaq problematika, 120 nxënësve nuk iu matet temperatura, banjot jashtë funksionit

120 nxënësve të Shkollës 9-vjeçare 'Kllobçisht' në Njësinë Administrative Maqellarë të Bashkisë Dibër nuk ju matet temperatura kur shkojnë në mëngjes në shkollë.
Featured image of article: Mungesë termometrash dhe tualetesh/ Shkolla 9-vjeçare në Dibër shfaq problematika, 120 nxënësve nuk iu matet temperatura, banjot jashtë funksionit Shkolla 9-vjecare Kllobcisht
Përditësuar:

DIBER– Viti shkollor 2020-2021 në Dibër nisi pa mjetet kryesore që duhen për të marrë masat kundër virusit Covid-19. Në këtë zonë rurale mungojnë termometrat dhe tualetet në shkolla.

120 nxënësve të Shkollës 9-vjeçare ‘Kllobçisht’ në Njësinë Administrative Maqellarë të Bashkisë Dibër nuk ju matet temperatura kur shkojnë në mëngjes në shkollë.

Vetë nxënësit thonë se temperaturën e matin kur janë ende në shtëpi me termometër të zakonshëm, pasi në shkollë mungon termometri dixhital.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al


Prindërit shprehen së në shkollë mungojnë kushtet higjenosanitare, pasi tualetet janë totalisht jashtë funksioni. Sipas tyre, mungesa e ujit i bën ato të pista e të papërdorshme.

(A.B)/Dosja.al

Një Koment në “Mungesë termometrash dhe tualetesh/ Shkolla 9-vjeçare në Dibër shfaq problematika, 120 nxënësve nuk iu matet temperatura, banjot jashtë funksionit

  1. 400 miljon euro shpenzime coviti …nuk lan 100€ per termometra ..na myten HAJDUTET rroft Rilindja

Shto Koment