Politike

“Mungesë përgjegjshmërie”, Ulqinaku- Lleshajt: Në vend të shfrysh duf ndaj shkodranëve, sill tamponë që të bëhen testime

Ulqinaku shprehet se qeveria duhet të bëjë sa më shumë testime në popullatë për COVID-19.
Featured image of article: “Mungesë përgjegjshmërie”, Ulqinaku- Lleshajt: Në vend të shfrysh duf ndaj shkodranëve, sill tamponë që të bëhen testime Izmira Ulqinaku dhe Sandër Lleshaj

Tiranë- Ish-deputetja, Izmira Ulqinaku ka reaguar ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, pasi ky i fundit u shpreh se qytetarët e Shkodrës nuk respektojnë masat e marra nga qeveria për COVID-19.  Në një postim në Facebook, Ulqinaku shprehet se mungesë përgjegjshmërie në këtë situatë ka treguar vetëm qevera, pasi  nuk zbaton rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që të testohen sa më shumë njerëz. Ajo shprehet se Sandër Lleshaj dhe qeveria duhet të sjellë sa më shumë tamponë në Shkodër, në mënyrë që të testohen sa më shumë qytetarë.

Reagimi: 

Ministri Lleshaj në intervisten e dhënë sot në Shkodër ka ofenduar qytetarët duke i cituar: “Kanë mungesë përgjegjshmërie”.

Në të vërtetë mungesë përgjegjshmërie në këtë situatë ka treguar vetëm Qeveria Rama, e cila nuk zbaton rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë: test, test dhe gjurmim të të infektuarve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shkodra është shembulli se si Qeveria sillet me shqiptarët. Të vetmet deklarata që degjojmë janë ulërima për izolim e kërcënimet për burg.  E lanë në mëshirë të fatit, e braktisën qytetin tonë. Asnjë test! Edhe në rastet e zbuluara asnjë gjurmim.
Pasi lejuan të hyjë Shkodra nën darët e Covid-19, tani bëhen të gjallë e vijnë e kakarisin si gjeli në grumbull të plehut. Vizita e Lleshajt sot, i vlen vetëm propagandës e jo Shkodrës.
Shkodrës kur i duhej mbështetja nga Qeveria, e braktisen. Tani, në vend që të shfryjë duf ndaj shkodranëve, do ishte e duhur të sillnin tamponë e të bënin qindra testime. #qeverieSkaduar #qeveriePropagandes #ShkodraKaNevojePerTestime

Ditën e sotme, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj inspektoi disa tregje në qytetin verior. Ai u shpreh se duhet të merren më shumë masa në këtë qytet pasi qytetarët nuk respektojnë as distancimin social.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment