Bota

“Mungesa e vaksinave në vendet e varfra”/ Marcon: Është pabarazi globale

Në një intervistë për Financial Times Macron tha se kjo është një pabarazi globale, në të cilat vendet e varfra po mbeten në mëshirë të fatit.
Featured image of article: “Mungesa e vaksinave në vendet e varfra”/ Marcon: Është pabarazi globale Emmanuel Macron, president i Frances

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se Evropa dhe SHBA-ja duhet të caktojnë urgjentisht deri në 5 përqind të furnizimeve të tyre aktuale të vaksinave në vendet në zhvillim ku fushatat e vaksinimit Covid-19 nuk ka filluar ende.

Në një intervistë për Financial Times, Macron tha se kjo është një pabarazi globale, në të cilat vendet e varfra po mbeten në mëshirë të fatit. Në fjalën e tij, Macron gjithashtu permendi edhe Rusinë dhe Kinën, ku tha se po mbushin boshllëqet që BE dhe SHBA po lënë.

“Ne po lejojmë idenë të mbajë që qindra miliona vaksina po jepen në vendet e pasura dhe se ne nuk po fillojmë në vendet e varfra. Është një përshpejtim i paparë i pabarazisë globale dhe është politikisht i paqëndrueshëm gjithashtu sepse po hap rrugën për një luftë ndikimi mbi vaksinat. Ju mund të shihni strategjinë kineze, dhe strategjinë ruse gjithashtu,” tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri më tani vaksinat janë shpërndarë vetëm në vendet që kanë mundësi ekonomike dhe që i kanë blerë. Ndërkohë që spërndarja përmes COVAX në vendet e varfëra ende nuk ka filluar.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment