Politike

Mungesa e Gjykatës së Lartë/ Meta: Po cënohen të drejtat themelore të qytetarëve, dosjet janë bërë pirg

  • Stoku i dosjeve dhe Vettingu bllokojnë Gjykatën e Lartë, 7 herë më pak vendime në vitin 2018 (RAPORTI)
  • Meta ka deklaruar se po cënohen të drejtat themelore të qytetarëve shqiptarë, pasi dosjet janë bërë pirg. Meta shprehet se askush nuk mban përgjegjësi publike edhe pse vendi nuk ka ende gjykata funksionale.
    Featured image of article: Mungesa e Gjykatës së Lartë/ Meta: Po cënohen të drejtat themelore të qytetarëve, dosjet janë bërë pirg Ilir Meta Presidenti.

    Tiranë- Për mungesën e Gjykatës së Lartë, Presidenti i vendit Ilir Meta ka deklaruar se po cënohen të drejtat themelore të qytetarëve shqiptarë, për të cilat askush sot nuk mban përgjegjësi publike dhe askush nuk mundet t’u thotë qytetarëve se kur do të përfundojë shqyrtimi i tyre.

    Presidenti ka theksuar se sot askush nuk mban përgjegjësi publike edhe pse vendi nuk ka  Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë,  ku dosjet që presin radhën për shqyrtim janë bërë pirg. 

    “Duhen marrë të gjitha masat që të garantohet sa më shpejt për qytetarët akses i plotë në të gjitha shkallët e gjyqësorit, dhe brenda një afati të arsyeshëm, si dhe të garantohen të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve që të mos cënohen nga mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë.”, shprehet Presidenti.

    Reagimi:

    Të dashur miq. Të drejtat themelore të qytetarëve shqiptarë për të pasur një shqyrtim gjyqësor brenda një afati të arsyeshëm dhe nga një gjykatë e caktuar me ligj, po cenohen haptazi nga grumbullimi i çështjeve të mbartura në Gjykatën e Lartë, për të cilat askush sot nuk mban përgjegjësi publike dhe askush nuk mundet t’u thotë qytetarëve se kur do të përfundojë shqyrtimi i tyre.

    Sot askush nuk mban përgjegjësi publike edhe pse vendi nuk ka ende Gjykatë Kushtetuese, ku dosjet që presin radhën për shqyrtim janë bërë pirg!

    Reforma u bë për qytetarët dhe funksionimi i sistemit të drejtësisë duhet t’i shërbejë vetëm qytetarëve.

    Duhen marrë të gjitha masat që të garantohet sa më shpejt për qytetarët akses i plotë në të gjitha shkallët e gjyqësorit, dhe brenda një afati të arsyeshëm, si dhe të garantohen të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve që të mos cënohen nga mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë. Ju ftoj të lexoni dhe shqetësimin e drejtë që ngre për këtë çështje raporti i INFOÇIP!

    Raporti i INFOÇIP thekson se Gjykata e Lartë dha 7 herë më pak vendime në vitin 2018, vetëm 217 vendime, nga 1500 që dha në 2015-ën, kur reforma nuk kishte nisur ende. Në 2019 u morën vetëm 12 vendime deri në 30 prill. Sipas raportit Vettingu ka bllokuar Gjykatën e Lartë dhe sistemin e drejtësisë.

    J.V/Dosja.al

    Shto Koment