Aktualitet

Mundi koronavirusin, Erion Veliaj i gatshëm për të dhuruar plazmën e tij për të sëmurët me Covid-19

Veliaj u tregua i gatshëm për të dhuruar plazmën e gjakut për ata që kanë nevojë, duke qenë se flitet se ajo kuron Covid-19.
Featured image of article: Mundi koronavirusin, Erion Veliaj i gatshëm për të dhuruar plazmën e tij për të sëmurët me Covid-19

TIRANE– Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj teksa mbante fjalën e tij në këshillin bashkian u tregua i gatshëm për të dhuruar plazmën e gjakut për ata që kanë nevojë, duke qenë se flitet se ajo kuron Covid-19.

Ai ka ftuar dhe anëtarët e tjerë, që e kanë kaluar virusin, që të dhurojnë plazmën e cila po konsiderohet si një formë kure.

Do jem i pari nga Bashkia si kryetar që do dhuroj plazmën për ata që kanë nevojë për këtë trajtim. Ndërkohë që ftoj të gjithë anëtarët e tjerë (që e kanë kaluar) të bëjnë të njëjtin veprim. Ka stigmë për ata që nuk dhurojnë, kur njerëzit kanë frikë dhe një lloj droje. Lipset solidaritet për ata që kanë droje që ta bëjnë këtë”, u shpreh Veliaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Veliaj rezultoi i infektuar me COVID-19 më 28 korrik. Lajmi e ndau vetë ai në rrjetet sociale ku tregoi se ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore duke iu bërë thirrje qytetarëve që të mbanin maskë dhe të lanin duart sa më shpesh.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment