Bota

Mund t’ju bëjë të mbyllni TikTok-un, risia e re e Instagram do ju fiksojë të gjithëve

Instagram Reels i lejon përdoruesit të krijojnë video 15 sekondëshe duke përdorur këngë të famshme. Në planet e Instagram-it është që Reels të jetë vendi i ardhshëm ku përdoruesit të marrin pjesë në sfida argëtuese dhe trende të reja.
Featured image of article: Mund t’ju bëjë të mbyllni TikTok-un, risia e re e Instagram do ju fiksojë të gjithëve Instagram

AMERIKE– Rrjeti social, Instagram ka prezantuar të mërkurën një mundësi të re në këtë platformë, Instagram Reels, që duket se është përgjigje ndaj aplikacionit për video të shkurta, TikTok.

Njësoj si Tik Tok edhe Instagram Reels i lejon përdoruesit të krijojnë video 15 sekondëshe duke përdorur këngë të famshme. Në planet e Instagram-it është që Reels të jetë vendi i ardhshëm ku përdoruesit të marrin pjesë në sfida argëtuese dhe trende të reja.

Madje, përdoruesit nuk kanë as pse të shqetësohen për të drejtat e autorit në lidhje me muzikën që do të zgjedhin në Reels, pasi Instagram-i po bashkëpunon me emra të mëdhenj shtëpiash diskografike për t’ju bërë lehtësisht të aksesueshëm përdoruesëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Instagram nisi testimin e këtij opsioni në Brazil në nëntor, duke u zgjeruar më tej në Gjermani, Francë dhe së fundmi në Indi, megjithatë kompania nuk ka bërë ende publike një datë se kur do të bëhet e mundur përdorimi i kësaj veçorie të re për të gjithë botën.

(A.B)/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment